Skënder S. Kapiti

Skënder S. Kapiti: Ç’është kjo Gjykatë Speciale për luftëtarët e UÇK-së ?!

Çfarë është ky institucion  hetimor europian antishqiptar, kundër vlerave të rezistencës kombëtare  shqiptare ndaj genocidit terrorist ushtarako-policor serb?

Nuk ka bërë vaki ndonjëherë që të gjykohet viktima për krimet që ka kryer krimineli dhe pushtuesi e makineria kriminale e terroriste e tij.

 E di që pas Luftës së Dytë Botërore janë gjykuar dhe dënuar kriminelët nazistë dhe jo rusët, britanikët, francezët dhe amerikanët dhe as ushtritë dhe ushtarët  dhe  as gjeneralët  e tyre , të cilët edhe ata pavarësisht se ishin çlirimtarë  dhe lufta e tyre ishte çlirimtare dhe e drejtë, edhe ata në kushtet e situatave të jashtëzakonshme të cilat i imponon lufta edhe ata kanë vrarë gjermanë, italianë dhe japonezë të pafajshëm gra, fëmijë ,pleq dhe kanë rrënuar e shkatërruar duke bombarduar qytete, por që atyre nuk iu bë ndonjë gjyq, sepse lufta është një gjëndje  e jashtëzakonshme dhe jo normale ku bien shtete dhe kombe të përfshra në të dhe dënimi e ndëshkimi, pra gjyqi, u duhet bërë shkaktarëve prej të cilëve edhe vjen lufta.

Nuk e di se ku qëndron ndryshimi midis pushtesve nazi-fashistë të Luftës së Dytë Botërore prej fashisto-komunistëve serbë, apo vetëm në atë se prej nazifashizmit e pësoi edhe Europa dhe perendimi dhe prej komunisto-fashistëve serbë e pësuan vetëm shqiptarët?

Lufta në Kosovë ishte luftë e drejtë kundër një barbarie genocidiste të tmerrshëm  të paparë në Europë që pas Luftës së Dytë Botërore që vrau , masakroi, gjymtoi dhe dhunoi me mijra e mijra shqiptarë të pafajshëm apo vetëm për fajin se  ata ishin shqiptarë; luftë e cila  rrënoi dhe shkatërroi qindra fshatra dhe qytete,  që shkaktoi dhunë dhe tmerre njerëzore të pallogaritshme e të paimagjinueshme, genocid që përzuri dhe dëboi nga trojet dhe shtëpitë e tyre 1 milion shqiptarë.

Dhe kjo ishte edhe arsyeja që SHBA dhe NATO ndërmorën ndërhyrjen vendimtare  ushtarake në mbrojtje të lirive dhe të të drejtave njerëzore , në mbrojtje të një kombi të cilit i kërcënohej  dhe i rrezikohej egzistenca dhe jeta.

Dhe të ngrihet një Gjykatë Speciale për të gjykuar  Luftën Çlirimtare dhe UÇK-në është absurditet i madh dhe i pakuptimtë që e kompromenton rëndë këtë ndërmarrje europiane, pasi është njësoj skur të gjykohet edhe vetë NATO-ja e cila ishte çlirimtarja e Kosovës dhe e popullit të saj.

Ky është realisht një manipulim dhe intrigë e politikës së  sponsorizuar  dhe të  ngritur nga Serbia  e cila kërkon që të shfajësohet ndërkombëtarisht për genocidin e saj kundër shqiptarëve duke e barazuar autorësinë e  krimit dhe  të genocidit të saj  me viktimën, me qëllim për të sabotuar dhe penguar njohjet e Shtetit të Kosovës dhe integrimin ndërkombëtar të saj në OKB dhe në BE.

Ata shqipfolës të cilët janë edhe formulues të dosjeve me “fakte” thashethemnajash, shpifjesh ,intrigash dhe tradhëtish, ata vetem ata janë edhe entuziastë dhe e mirëpresin këtë Gjykatë.

Dhe këta shqipfolës janë në një hap dhe në sinkron me genocidin dhe shovinizmin serb.

Ata janë nostalgjikët , serboservilët e serbofilët të cilët kanë nostalgji për kumbarinë dhe pobratimin e bashkim-vëllazrimit titist  të tyre me ta, janë shërbëtorët  dhe pasardhësit e atyre të cilët janë ndjerë mirë në regjimin sllavo-serb.

Si ka mundësi që të ngrihet një Gjykatë speciale “mono-etnike”, gjykim vetëm kundër krimeve të supozuara te pjestarëve të UÇK-së, të ngritura nga një mercenar  i Beogradit si Dick Marty bazuar në gënjeshtra dhe shpifje kundër atyre të cilët krimi dhe genocidi i tmerrshëm serb i detyroi që ata të marrin armët për t’u mbrojtur dhe për ta çliruar atdheun nga ky genocid mbi 100 vjeçar.

Mos vallë Europa e bëri këtë  edhe për të kënaqur Beogradin dhe Moskën?

 Pra , përsëri Europa vazhdon t’i kënaqë ata dhe nuk i mjafton Europës fakti se ajo i kënaqi fqinjët sllavë duke u dhuruar e falur atyre trojet shqiptare. Akoma Europa kërkon të kënaqë  pasi nuk u ngop ajo me atë se po Europa ishte ajo  e cila e miratoi dhe e pranoi kolonizimin 100 vjeçar serb të Kosovës në vitin 1913, dhe për pasojë të gjitha tragjeditë shqiptarëve u erdhi nga kjo prapaskenë  e vendimarrjes kriminale europiane.

 Pavarëssht presionit ndërkombëtar, Parlamenti i Kosovës nuk duhej ta kishte miratuar ngritjen e kësaj gjykate, sepse një veprim i tillë  përbën  një vendim kundër vlerave kombëtare,  kundër luftës së lavdishme çlirimtare të UÇK-së; një vendim i cili bën të mundur  transferimin e  drejtësisë vendore  të Shtetit të Kosovës në duart e ndërkombëtarëve i cili përbën një cënim të sovranitetin të Republikës së Kosovës, pasi i besohet drejtësia një strukture ndërkombëtare.

 Ky është një dështim tjetër i madh i politikës kosovare, përveç asaj të krijimit të Bashkësisë së Komunave Serbe  dhe të  marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi , marrëveshje këto me pasoja të rënda  dhe me dëm të madh kombëtar. Kjo verteton ate te cilen e ka shprehur edhe ambasadorja e BE-së në Tiranë se politikanët shqiptarë për shtëpinë e shesin atdheun. Kjo do të thotë pra se politikanët tanë mbi gjithçka kanë interesin personal dhe për të  janë gati që të tolerojnë dhe të kontrabandojnë  si me interesat ashtu edhe me imazhin kombëtar.

 Këtë  gjë e bën vetëm një politikë e interesave të ngushta  personale dhe pa vision, e bën  një politikë e  paaftë, e korruptuar , e papërgjegjshme dhe e kriminalizuar, frikacake dhe servile, pasi e paska  pasur më të lehtë  politika në Kosovë  që të votojë  për një gjykatë speciale ndërkombëtare  se sa një Ligj Lustracioni për politikën , se sa një Reformë në Drejtësi dhe për një Ligj VETTING-, për miratimin e të cilit politika aktuale në Kosovë as që e ka ndërmënd që ta ndërmarrë një nismë të tillë.

 Kosova realisht ka nevojë pra, për tjetër gjë, ka nevojë për një demokraci  dhe patriotizëm real, ka nevojë për një Reformë rrënjësore në Drejtësi, për një Ligj VETTING-u ku të pastrohet politika, drejtësia, administrata, policia dhe sistemi, ka nevojë për një shtet ligjor ,ka nevojë për ndihmë logjistike, juridike dhe infrastrukturore dhe për një mbikqyrje dhe monitorim të rreptë  nga SHBA për VETTING-un dhe për ligjzbatueshmërinë ashtu  si Shqipëria, pasi, edhe për Kosovën  problem më i mprehtë dhe akut janë sot korrupsioni i tejskajshëm dhe krimi i politikës dhe i drejtësisë. Kosova ka nevojë për një politikë të re dhe ndryshe nga kjo elitë dhe establishment politik.

 Pra për Kosovën nuk duhet një Gjykatë speciale për një aspekt të veçantë  të trilluar dhe të sponsorizuar nga ishkolonizatori serb por duhet një reformë gjithpërfshirëse VETTING-u politik, juridik dhe gjithpërmasor institucional ku pastaj edhe të gjykohen  drejt dhe në mënyrë të paanshme krimet e çdo kohe dhe të çdo lloji: si ai politik, demokratik, ekonomik, korrupsioni, vjedhja dhe abuzimi me pronat , me paranë dhe me detyrën e postin publik.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …