Skënder Sadri KAPITI: Xhudistet e Kosovës lartësojnë në Zenit krenarinë kombëtare

Skënder Sadri KAPITI: Xhudistet e Kosovës lartësojnë në Zenit krenarinë kombëtare

 Majlinda Kelmendi, krenaria jonë kombëtare i dha sot Kosovës dhe gjithë kombit shqiptar një fitore tjetër të madhe. Sot me 22 Qershor 2019  Majlinda mposhti Rusinë në finale ,por njëkohësisht mposhti dhe e detyroi edhe Bjellorusinë pasi e detyroi atë që të njohë e të respektojë simbolet e shtetit të Kosovës, pasi ky aktivitet i Lojrave Europiane zhvillohet në Minsk të Bjellorusisë. Pra Majlinda mundi dy armiqt e Kosovës,dy avokatët e mëdhenj të Serbisë kundër Kosovës, Rusinë dhe Bjellorusinë.

Fitoret e shkëlqyera të sportisteve kosovare të xhudos nuk duhen parë thjesht në prizmin e ngushtë si dicka sportive, apo si lajme sportive, por fitoret e tyre ne emer të Shtetit të Ri Shqiptar të Kosovës ,  ato fitore marrin rëndësinë e përmasave botërore të lartësimit të dinjitetit, prestigjit dhe të krenarisë së madhe gjithkombëtare. Fitoret e tyre kane rëndësinë e madhe në prezantimin, promovimin dhe për njohjet dhe ndërkombëtarizimin e Shtetit të Kosovës edhe si një superfuqi shtetërore sportive. Këto janë edhe arsyet që më nxisin dhe më motivojnë mua që të shkruaj edhe shpesh për këto heroina të vërteta shqiptare, shëmbulli i të cilave shërben edhe si frymëzim kombëtar por edhe si leksion për politikën, pushtetin dhe diplomacinë si dhe për edukimin e tyre me edukatën e pergjegjshmërisë dhe të detyrës për t’i shërbyer shtetit, qytetarëve ,shoqërisë dhe  kombit.

Me 5 Prill 2019 heroina Distria Krasniqi në “Grand Prix” në Antalia të Turqisë , e vetmja xhudiste nga Kosova që mori pjesë, ajo fitoi medaljen e Artë. Por e vecanta e kësaj fitoreje të saj është fakti se ajo gjatë rrugës për fitoren e Grand Prix-it të Antalias ajo mundi xhudisten serbe, pra mundi Serbinë e cila nuk e njeh dhe kundërshton e lobon fuqishëm kundër njohjes së shtetit të Kosovës. Dhe në finale mposhti edhe xhudisten nga Kazakistani ,shtet i cili edhe ky nuk e ka njohur Kosovën. Dhe me këtë fitore Flamuri i Kosovës u ngrit lart, mbi atë të Serbisë dhe të Kazakistanit.

Fitoret e arritura edhe tani së fundmi nga dy xhudistet e Kosovës, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka me dy medaljet e Arta edhe në “Grand Prix” të Tbilisit të Gjeorgjisë me 29 dhe 31 Mars 2019, në Gjeorgji, kur në Mars të Vitit 2018 Kryeministrja e Serbisë e falenderonte Gjeorgjinë për mosnjohjen nga ana e saj të Pavarësisë së Kosovës, Nora dhe Loriana e detyruan edhe Gjeorgjinë që të njohë e të respektojë simbolet , himnin dhe flamurin e Kosovës. Sportistet e talentuara kosovare dhe të trajnerit të xhudos Driton Kuka kanë mundur në dyluftimet e tyre shumë e shumë sportiste  e kampione olimpike, europiane e boterore të atyre shteteve të cilat nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës , por edhe i kanë detyruar që shumë shtete organizatore të garave e kampionateve të xhudos që se kanë njohur Kosovën që ato të njohin himnin dhe flamurin e Kosovës, pra Shtetin e Kosovës. Këto sportiste, këto heroina shqiptare kanë hyrë tashmë Tempullin e Lavdisë.

Të gjithë shqiptarët ndjehen krenarë për atë kontribut në atë  se çfarë dobie dhe krenarie të lartë dinjiteti, personaliteti dhe imazhi e prestigji kombëtar  na kanë dhuruar  këto heroina shqiptare në eventet më të rëndësishme sportive të sportit të xhudos.

Si të mos ndjehesh krenar kur e gjithe bota mediatike botërore, dhe pra jo vetëm ajo sportive proklamojnë dhe promovojnë triumfin e heroinave shqiptare të Kosovës në sportin e xhudos.

Sa shumë “ashpër” konkurojnë edhe fuqitë dhe shtetet më të fuqishme botërore në garat , kampionatet dhe olimpiadat botërore sportive për të fituar madalje dhe kampionate.

Dhe pyesim, se përse?

Kjo sepse: së pari dhe kryesisht për faktin se sporti është garë paqësore dinjiteti, prestigji  dhe krenarie kombëtare.

Dhe këtu qëndon edhe specifika, e vecanta e sportit të xhudos , rezultatet dhe fitoret e mëdha të xhudisteve kosovare. Ky fakt ka rëndësinë e vet të jashtëzakonshme pasi Kosova është Shtet i Ri, dhe jehona sportive e xhudisteve të Kosovës është jehonë dhe triumf i madh edhe politik, edhe diplomatik, edhe kombetar për njohjen dhe ndërkombëtarizimin shtetëror të Kosovës, si një triumf që shkund edhe kancelaritë e shteteve të cilat nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës; duke i detyruar ato si p.sh. Rusinë, Brazilin ,Izraelin, Greqinë etj.,  madje edhe në shtetet e tyre ku janë zhvilluar garat sportive botërore të xhudos që  të njohin dhe t’i respektojnë simbolet e Shtetit të Kosovës.

Me sportistet e Kosovës ndjehet krenar çdo shqiptar dhe jo vetëm ata, por ndjehen mirë jo vetem sporti por edhe politika dhe diplomacia e atyre vendeve mike dhe aleate të shqiptarëve, të atyre shteteve të cilat ndërhynë dhe e çliruan Kosovën dhe që e njohën Pavarësinë e saj; ndjehen mirë politika dhe diplomacia e atyre shteteve mike të shqiptarëve kur shohin që falë këtyre sportisteve të xhudos së Kosovës detyrohen që simbolet e shtetit të Kosovës të respektohen detyrimisht edhe prej atyre shteteve të cilat nuk e kanë njohur akoma Kosovën.

Me sportistet dhe me rezultatet e sportisteve të Kosovës ndjehen mirë edhe politika ,edhe diplomacia e vendeve mike të Shqiptarëve të cilët janë të zhgënjyer nga politika dhe politikanët dështakë si të Tiranës dhe të Prishtinës.

Por nuk e di se a ndjehen mirë politika dhe politikanët shqiptarë  të cilët janë mësuar që të rrëmbejnë jo vetëm pushtetin por edhe prerogativat e kompetencës, të moralit, te sakrificave e të patriotizmit duke manipuluar me to ; nuk besoj se e kanë të sinqertë simpatinë dhe respektin përderisa ata nuk kanë mundësi që t’i rrëmbejnë e t’i pervetësojnë për interesa personale politike e pushteti edhe medaljet edhe meritat e jashtëzakonshme të këtyre heroinave kombëtare të cilat i sollën Kosovës medalje të arta  olimpike, botërore, europiane dhe që e shkruajtën historinë e Kosovës me Ar.

Xhudistet e Kosovës kanë hyrë tashmë në historinë tonë kombëtare si heroina të Kombit.

Kjo për faktin se ato janë përfaqësuese të Shtetit shqiptar të Kosovës dhe përfaqësueset më dinjitoze të Kombit shqiptar në botën e madhe sportive.

Këto  sportiste superyje, si dhe trajneri me i madh emblematik i xhudos, falë  përkushtimit dhe ndjenjës së  përgjjegjsisëe e të  ndjesisë së lartë kombëtare si dhe të profesionalizmit   të tij, Z. Driton Kuka,ata janë, do të  mbeten e do kujtohen gjithmonë si  krenaria jonë e madhe kombëtare në historinë e Botës më të madhe , që është ajo sportive.

Ato dhe kontributi i jashtëzakonshëm i tyre është dhe vjen në  antitezë të thellë ndaj politikës dhe politikanëve shqiptarë si të Shqipërisë dhe të Kosovës, prej të cilave politika shqiptare ka shumë nevojë dhe domosdoshmëri për të marrë leksione përgjegjshmërie dhe përkushtimi kombëtar për t’i shërbyer kombit dhe atdheut me devotshmëri dhe me dinjitet.

Ndërsa politika shqiptare e papërgjegjshme politikisht dhe kombëtarisht i mban të dy shtetet shqiptare larg integrimit në BE. Në antitezë më këto vjen madhështia dhe krenaria jonë kombëtare: e sportisteve kosovare të cilat po e shkruajnë me Ar Historinë e Kosovës dhe Lavdinë Kombëtare Shqiptare.

Rezultatet e tyre të jashtëzakonshme sportive janë kontribut i papërsëritshëm për dinjitetin ,prestigjin dhe imazhin e Kosovës , e cila ka aq shumë nevojë për njohje, ndërkombëtarizim dhe përfaqësim të tillë. Dhe ajo e cila e bën të jashtëzakonshëm këtë kontribut të xhudisteve të Kosovës është edhe fakti se ato përveç të tjerash:

 triumfuan me medalje të arta edhe në ato shtete të cilat nuk e kanë njohur akoma Pavarësinë e Kosovës, Shtetin Shqiptar të Kosovës si: Rusia, Brazili,Uzbekistani, Izraeli dhe Greqia dhe tani ne 29 dhe 31 Mars edhe Gjeorgjia.

Në Kampionatin botëror të xhudos i cili u mbajt në Rusi në vitin 2014 , në vëndin apo shtetin më të fuqishëm i cili është dhe mbeshtetesi dhe avokati i Serbisë kundër Pavarësisë së Kosovës, Majlinda Kelmendi u shpall kampione e Botës duke e detyruar kështu Rusinë si vënd organizator që të njohë dhe të respektojë shtetin e Kosovës, simbolet e tij, Himnin dhe Flamurin.

Lojrat Olimpike në Rio 2016, në Brazil që edhe ky shtet akoma nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës, përsëri Majlinda Kemendi fitoi medaljen e artë Olimpike që u zhvilluan atje, ku Kosova la pas shumë e shumë shtete të Botës që njihen për fuqi dhe reputacion të madh politik, ekonomik, ushtarak e sportiv në rang global.

Në Uzbekistan, një tjetër vënd i cili nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës,  si vend organizator u detyrua që të njohë edhe ai simbolet e shtetit të Kosovës, por kësaj radhe në Uzbekistan të Artës së Majlindës iu shtuan edhe të Artat e Distria Krasniqit dhe të Loriana Kukës si dhe e Argjëndta e Nora Gjakovës, duke e renditur Kosovën të parën në “Tashkent Grand Prix 2018”në Uzbekistan, ashtu sikurse edhe në Prill 2018 xhudistet e Kosovës fituan edhe në Turqi, dhe Kosovën e renditën të parën edhe në “ Antalya Grand Prix 2018” me dy medalje të arta dhe një të argjëndtë, duke lënë prapa edhe shtete të shumë fuqishme boterisht ne sportin e xhudos..

Në “Tel Aviv Grand Prix 2019 ” në Izrael , po përsëri në këtë shtet i cili edhe ky nuk e ka njohur akoma Pavarësinë e Kosovës, prej xhudisteve të Kosovës , prej triumfit të tyre në xhudo ku Kosova me dy garuese mori dy medalje , dhe  Majlinda përsëri mori të artën  ndërsa  Loriana të argjëndtën, dhe ku  u detyrua që  edhe Izraelin që se ka njohur akoma Kosovën të nderojë e të respektojë simbolet dhe  Shtetin e saj, ashtu sikurse edhe siç u detyruan të bëjnë  më parë edhe Rusia, edhe Brazili edhe Uzbekistani.

Dhe përsëri si gjithmonë, si në cdo garë ku garon  Majlinda, ajo  mori  Medaljen e Artë dhe e fitoi edhe  “Grand Slam “-in në Duseldorf të Gjermanisë zhvilluar në Shkurt 2019

Po kështu heroinat e tjera të Kosovës Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha  e stolisën Kosovën me Ar, fituan medalje të Arta në  Greqi, me 23 Mars 2019, në Kampionatin Europian për Juniorë,” Athina 2019”duke e detyruar edhe Greqinë e cila nuk e ka njohur shtetin e Kosovës, pra ia imponuan dhe  e detyruan edhe shtetin grek që ai të  njohë e të respektojë simbolet e Shtetit të Kosovës , Himnin dhe Flamurin e saj. Dhe pas një jave respektivisht me 29 dhe me 31 Mars   edhe në “Grand Prix” të Tbilisit në Gjeorgji, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka përsëri e stolisën me Ar Kosovën, me dy medaljet e Arta të fituara prej tyre edhe në këtë shtet tjetër i cili nuk e ka njohur Kosovën. Sot me 22 Qershor 2019 Majlinda përsëri TRIUMFOI ME TË ARTËN  duke mposhtur Rusen në Minsk të Bjellorusisë.

Xhudisteve të Kosovës , këtyre heroinave që janë krenaria jonë kombëtare u takon merita e madhe historike se ato e bënë Kosovën superfuqi sportive e njohur tashmë botërisht si e tillë.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: VMRO-DPMNE përpiqet të shfrytëzojë qëndrimin anti-BDI për të mbuluar dështimet e veta

Deklaratat e fundit të Venko Filipçes, ku ai përpiqet të shfrytëzojë narrativën anti-BDI për të …