Sot në Detin e Zi kanë filluar manovrat e Aleancës Veri-atlantike

Sot në Detin e Zi kanë filluar manovrat e Aleancës Veri-atlantike

Mediet botërore bëjnë të ditur, se në kohën e Samitit të NATO-s që po mbahet në Varshavë, në ujërat e Detit të Zi  ka filluar dita e parë e manovrave të koduara me emrin“Beris 2016”. Manovrat kanë për qëllim promovimin e nivelit të koordinimit të agjencive qeveritare dhe joqeveritare për reduktimin e pasojave nga veprimet terroriste në ujërat e Detit të Zi, në Bullgari. Sipas këtij raporti, në manovrën e NATO-s po marrin pjesë mbi 30 anije dhe aeroplanë ushtarakë nga vendet si Bullgaria, Amerika, Greqia, Rumania, Turqia dhe Spanja. Këto manovra do të zgjasin dhjetë ditë dhe po organizohen nën udhëheqjen e forcave detare bullgare. Shtimi i bashkëpunimit të forcave detare bullgare me forcat tjera është një qëllim tjetër i organizimit të këtyre manovrave. Shtimi i forcave të NATO-s,  në shtetet që kufizohen me Rusinë janë sinjale  të qarta që po i dërgohen Krmelinit zyrtar pas intervenimit në Ukrainë dhe në Siri.

Kontrolloni gjithashtu

Sllavko Simiq zbulon bisedat dhe marrëveshjet e Mimoza Kusarit me Millan Radojçiqin në vitin 2022

Ish-deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq, ka sjellë në qendër të vëmendjes rikthimin e diskutimeve …