Sot në Krojmir, me një aksion të organizuar vullnetar, po pastrohen rrugët e fshatit nga mbeturinat dhe po hapen kanalet

Me iniciativën paraprake,  për pastrim të rrugëve të fshatit Krojmir nga mbeturinat, hapjen e kanaleve, pastrimin e trotuareve, disa banorë  të fshatit kanë filluar  aksionin për pastrim. Këtë aksion të organizuar me iniciativë vullnetare nga Sami Mustafë Qeriqi, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të rinj  të fshatit e kanë mbështetur financiarisht pjesëtarë  të familjeve të Krojmirit.

Grupi Inicues ka prezantuar edhe një listë me të hyrat financiare që janë mbledhur për të realizuar këtë aksion për pastrim të rrugëve dhe trotuareve kryesore të fshatit Krojmir.  Rrugët kryesore të përfshira në këtë aksion pastrimi, janë: rruga “4 Dëshmorët” (nga nënkalimi i fshatit e deri tek shtabi lokal i UÇK-së), rruga “Marshi i UÇK-së” deri tek mulliri i fshatit dhe rrugica  të tjera. (Epir Qeriqi)

Kontrolloni gjithashtu

ASK: Mbi 21 mijë nxënës më pak në shkollat e Kosovës gjatë pesë viteve të fundit

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhëna që tregojnë një rënie të ndjeshme …