Sot në Prishtinë u hap Seminarit i 41-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Sot në Prishtinë u hap Seminarit i 41-të, Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Në këtë ceremoni, përveç organizatorëve  ishin të pranishëm  edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, ambasadorë të huaj, studentë. Profesori Bardh Rugova, drejtor i këtij Seminari, bëri të ditur se janë mbi 120 seminaristë të huaj që do të marrin pjesë në kuadër të seminarit dhe të cilët do të mësojnë tre nivele të gjuhës shqipe. “Shqipja ka status të pafavorshëm në vendet ku është pakicë, ndërsa folësit e brezit të dytë dhe të tretë në mërgim, gradualisht shndërrohen në gjysmë-folës, para syve tanë”, theksoi Rugova. Ai tha se departamentet e gjuhës shqipe nën ndikimet e ndryshme po zvogëlohen dhe po shuhen. Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare do të zgjasë deri më 25 gusht.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …