Sot në Prishtinë, u mbajt protesta kundër kandidimit të diplomatit serb, Vuk Jeremiq, në postin sekretarit të OKB-së

Sot në Prishtinë, u mbajt protesta kundër kandidimit të diplomatit serb, Vuk Jeremiq, në postin sekretarit të OKB-së

Në Sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, sot u mbajt protesta  kundër kandidimit të diplomatit serb, Vuk Jeremiq, në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Në protestë përveç organizatorëve e qytetarëve liridashës morën  pjesë edhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të partive të tjera. Në afishet që u shfaqen në mesin e protestuesve  shkruante: “Janë vrarë 11.840 veta, të zhdukur 1.666 mbi 20 mijë gra të përdhunuara”. Në fjalën e saj kryesuesja e shoqatës, “Thirrjet e Nënave” Nysrete Kumnova u shpreh kundër emërimit të serbot Jeremiq në një organizatë botërore sikur është OKB-ja. Të indinjuar dhe të revoltuar me të drejtë lidhur me paralajmërimet se serbi, Jeremiq mund të ketë pozitën më të rëndësishme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në të ardhmen e afërt, protestuesit janë shprehur kategorikisht kundër emërimit të tij, sepse kjo do të fyente viktimat në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe në Kroaci.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …