Sot, në Qendrën Inovative, në Prishtinë lansohet hulumtimi, “Niveli i stresit te duhanpirësit dhe joduhanpirësit”

Sot, në Qendrën Inovative, në Prishtinë lansohet hulumtimi, “Niveli i stresit te duhanpirësit dhe joduhanpirësit”

Stress Free Corner në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Avokim dhe Zhvillim (KADC) kanë realizuar një hulumtim në shkallë vendi, nëpërmjet platformës online për të matur “Nivelin e stresit tek duhanpirësit dhe joduhanpirësit”. Përgjatë periudhës qershor – shtator janë mbledhur të dhënat, që do të lansohen me 08 Tetor 2021, që përkon me Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor. Gjetjet e hulumtimit kanë vërtetuar nivel më të lartë të stresit tek duhanpirësit krahasuar me joduhanpirësit. Për më tepër, rezultatet e hulumtimit tregojnë prezencën e simptomave psikosomatike më të lartë tek duhanpirësit. Hulumtimi shërben si pikënisje e hulumtimeve me theks të veçantë mirëqenien psikologjike dhe efektet negative të stresit në shëndetin e përgjithshëm. Të gjeturat kryesore të hulumtimit  lansohen sot me fillim ne ora 11:00, në qendrën inovative – Innovation Centre Kosovo, në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit, Ekrem Kastrati udhëheqja e komunës së Mejrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …