Sot para protestuesve, në Zveçan foli Natasha Aksenitijeviq, nga Autoriteti i Përkohshëm Komunal, i cili punon në sistemin serb

Sot para protestuesve, në Zveçan foli Natasha Aksenitijeviq, nga Autoriteti i Përkohshëm Komunal, i cili punon në sistemin serb

Të premten, para protestuesve në Zveçan foli Natasha Aksenitijeviq, nga Autoriteti i Përkohshëm Komunal, i cili punon në sistemin serb. Ai tha se “ata janë penguar të ofrojnë shërbime për qytetarët dhe se janë të rrezikuar”. Në ndërtesën komunale në Zveçan, e cila është siguruar nga KFOR-i që nga e hëna, është vendosur kryetari i ri shqiptar ku më parë punohej vetëm sipas sistemit serb . Serbët atje po protestojnë sepse nuk e pranojnë kryetarin shqiptar, i cili i fitoi zgjedhjet lokale të prillit në Kosovë. Këto zgjedhje komuniteti serb i bojkotoi. Ajo që kërkojmë është që forcat speciale të largohen menjëherë nga ndërtesa, që ne të kthehemi në zyrat tona dhe të vazhdojmë punën tonë dhe të mos vijë ai kryetar fals në Zveçanin tonë se ne nuk e kemi zgjedhur”, tha Aksentijeviq. Në protestën, e cila ishte më masive sesa ajo e së enjtes, morën pjesë edhe punonjës të arsimit, përfshirë shkollat dhe fakultetet, shëndetësinë, punonjës të organeve të përkohshme dhe institucioneve të tjera publike që punojnë sipas sistemit të Serbisë. Në emër të mësimdhënësve foli Ana Galjak, mësuese në shkollën e mesme në Zveçan, e cila tha se “të gjithë fëmijët kanë të drejtë për paqe”.  Institucionet arsimore në Kosovë në zonat serbe punojnë sipas plan programeve të Serbisë dhe nuk i njohin atë të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …