Zgjedhjet ne veri te Kosoves

Sot përfundon fushata elektorale e partive politike për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të vendit, të cilat mbahen nesër

Sot përfundon fushata elektorale e partive politike për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të vendit, të cilat pritet të mbahen të dielën, më 19 maj. Në këtë garë zgjedhore për kryetarë të Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicës Veriore marrin pjesë edhe LDK-ja e  Vetëvendosja. Kandidatja nga PDK, Gonxhe Çaushi, tha se do të punojë në kthimin dhe mirëbesimin e komuniteteve atje. Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, tha se qëllimi i tyre është rritja e sigurisë për banorët e veriut, zhvillimi ekonomik, kthimi i të zhvendosurve si dhe bashkimi i qytetit të Mitrovicës.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …