Sot voton Turqia për zgjedhjet parlamentare e presidenciale

Sot qendrat e votimit në të gjithë Turqinë janë hapur në orën 8:00. Ndërkohë ka filluar votimi për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, raporton Anadolu. Qytetarët e Turqisë do të votojnë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare dhe do të zgjedhin mes tre kandidatëve presidencialë dhe 24 partive politike dhe 151 kandidatëve të pavarur për Parlamentin, i cili ka gjithsej 600 vende. Të drejtë vote kanë 64.11 milionë qytetarë të këtij shteti të madh e të fortë, ekonomikisht e ushtarakisht. Rreth  4 milionë qytetarë turq votojnë për herë të parë.

Kryetari aktua,l Rexhep Tajip Erdoğan, Kemal Kılıçdaroğlu dhe Sinan Oğan, janë kandidatët për president të Turqisë. Kandidati i katërt, Muharrem Ince, tërhoqi më herët kandidaturën. Presidenti Erdoğan është kandidati i Aleancës Popullore të udhëhequr nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim dhe e cila ka shumicën e votuesve. Kemal Kılıçdaroğlu është kandidati i Aleancës Kombëtare të opozitës, e udhëhequr nga Partia Popullore Republikane. Sinan Oğan është kandidat i Aleancës ATA ndërsa Muharrem Ince ishte kandidat i Partisë së tij Atdheu, para se të tërhiqte kandidaturën.  Qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në orën 17:00 me orën lokale në 87 rajone. Qendrat e votimit ishin hapur më parë jashtë Turqisë në 75 shtete dhe 156 përfaqësi të këtij vendi, kudo në botë ku jetojnë pjesëtarët e popullit turk. Më shumë se 3. 41 milionë qytetarë janë regjistruar për të votuar nga jashtë. Komisioni i Lartë i Zgjedhjeve të Turqisë do të publikojë rezultatet jo të plota, qysh në orët e para pas mbylljes së qendrave të votimit.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …