Syla: Vaksinat që përdoren në Kosovë janë të sigurta dhe efikase

Skënder Syla nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Bullgari ka deklaruar se vaksinat që përdoren në Kosovë, përfshirë edhe atë AstraZeneka, janë të sigurta dhe efikase. Ai i ka dekalruar Radios Evropa e Lirë se prania e variantit Delta dhe përhapja e shpejt e këtij varianti, paraqet një situatë mjaft delikate, madje edhe për vendet të cilat kanë një shkallë mjaft të lartë të vaksinimit. Por, ajo çka është më e rënda, është fakti që merr jetë të njerëzve, ndonëse ne po përmendim vaksinimin si njërin prej elementeve kyçe në luftën ndaj kësaj pandemie, ne për asnjë moment sa të është i pranishëm koronavirusi dhe pandemia, nuk duhet t’i harrojmë edhe masat e tjetra të shëndetit publik, ato individuale si bartja e maskës, evitimin e hapësirave të ngarkuara publike, pastrimin e duarve dhe respektimin e të gjitha masave, të cilat janë të rekomanduara nga autoritetet. Gjendja është mjaft kritike dhe duhet angazhim nga secili, së pari nga ne si qytetarë, por edhe të gjitha institucionet, në mënyrë që pasojat të lehtësohen sadopak, ka porositur Skënder Syla nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori i Iranit në OKB, Amir Sajid Iravani, ka thënë se Izraeli e di mirë, cila do te jetë hakmarrja e dytë, e njëmendtë

Ambasadori iranian, në OKB,  Amir Sajid Iravani, gjatë takimit urgjent në Këshillin e Sigurimit, të …