Tahir Veliu: Zgjidhja e drejt e Çështjes Çame është premisë për lirinë e Gadishullin Ilirik

Tahir Veliu: Zgjidhja e drejt e Çështjes Çame është premisë për lirinë e Gadishullin Ilirik

Nëse deri dje, çështja e trojeve shqiptare nën pushtimin grek ishte vetëm një çështje për ne shqiptarët, sot ajo është çështje që ka marrë dritën jeshile për zgjidhje edhe nga Bashkimi Evropian. Tashmë, pas kaq shumë vitesh padrejtësi ndaj shqiptarëve të Çamërisë (Shqipërisë Jugore nën pushtimin grek), çështja e Çamërisë është pranuar si çështje e hapur mes dy vendeve dhe zyrtarisht është shtruar për zgjidhje, që do duhej të shpinte drejt zgjidhjes përfundimtare, rikthimin të territorit të pushtuar nga Greqia fashiste.

Sot, më shumë se kurrë Republika e Shqipërisë duhet të vërë në zbatim Kushtetutën e Republikës, saktësisht Nenin 8, Pika 1, ku shteti shqiptar obligohet për mbrojtjen e të drejtave kombëtare të popullit shqiptar, që padrejtësisht dhe dhunshëm mbetën jashtë kufijve të saj administrativ. Republika e Shqipërisë, përfundimisht duhet të padis shtetin grek për gjenocid ndaj Çamërisë. Ende pa u bërë një muaj, që kur komisionari  i Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Johanes Hahn, renditi si çështje të diskutueshme mes Shqipërisë dhe Greqisë çështjen çame, në vend që të nisej drejt Brukselit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta vrapoj në Athinë, (së bashku me anti-shqiptarin e tërbuar, Vangjel Dule) për të “pranuar” medaljen, që kryetari i Parlamentit të Greqisë, Nikolaos Voutsis i ndau Ilir Metes, “Medaljen e Artë të Parlamentit të Greqisë”. Kjo medalje i ndahet personaliteteve të rëndësishme në shenjë nderimi për kontributin e tyre nga Parlamenti grek.

Kjo klasë politike “shqiptare”, e cila është tmerrësisht e etur për pushtet, servile në raport me shtetet fqinje dhe në shërbim të këtyre shteteve (pushtues të trojeve shqiptare), është pengesë serioze, për jetësimin e Shqipërisë së Bashkuar.

Çështja e Çamërisë nuk është vetëm çështje pronash individuale, ajo është pjesë e një kuadri tërësor të drejtash të dhunuara, përfshi dhe të drejtën e jetës, është çështje e të drejtave të njeriut, që kërkon një zgjidhje, pra jo vetëm njohje të të drejtave pasurore dhe dëmshpërblimit për pronën e grabitur me dhunë, por dhe riatdhesim të popullsisë së shpërngulur me dhunë, njohjen e gjenocidit ndaj çamëve, të drejten e organizimit të pushtetit dhe administratës në gjuhën shqipe, si gjuhë zyrtare, hapjen dhe financimin e shkollimit në gjuhën shqipe, të të gjitha niveleve, dhe parapërgatitja e terrenit për statusin përfundimtar, mbi parimet e vetëvendosjes dhe të drejtës për dekolonizim, ashtu siç janë paraparë në “Platformën për Shqipëri të Bashkuar”. Zgjidhja e drejtë e çështjes çame është premisë themelor për lirinë e vërtetë të shtetit grek, vetëm atëherë mund të flitet për paqe të qëndrueshme dhe fqinjësi të mirë, midis Shqipërisë dhe Greqisë.

(Tahir Veliu, është kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar)

Kontrolloni gjithashtu

Studimi i së ashtuquajturës ‘Akademi e Studimeve Shqiptare’ në 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, masakron historinë e LANC-it

Historianë dhe studiues gjysmakë,  me prejardhje balliste e profashiste,  në 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë …