EULEX-i

Takim formal i krerëve të Shtetit për një çështje tashmë të kryer e krejt formale

Jo zyrtarisht bëhet e ditur se kryeministri, Isa Mustafa, kryetari, Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli kanë zhvilluar një takim të përbashkët. Ndërkohë thuhet se temë diskutimi ka qenë vazhdimi i mandatit të misionit të EULEX-it në Kosovë. Në këtë takim, të parët e institucioneve qendrore pritet të vendosin për ditën e mbajtjes së seancës nga Kuvendi, meqë sipas procedurës kërkohet  aprovimi formal i deputetëve për shtyrjen apo ndërprerjen e pranisë së këtij misioni në vendin tonë, edhe pse çështja është vulosur në Bruksel, ndërsa sipas rregullave të lojës duhet ta pranojë edhe Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

“Portrete Krijuesish” – Forumi i Intelektualëve të Shtimes i kushtoi një tryezë të veçantë jetës dhe veprës së profesor Ahmet Qeriqit

Në kuadër të veprimtarive të Panairit të Librit 2026, Forumi i Intelektualëve të Shtimes organizoi …