Të paktën 288 udhëtarë humbën jetën dhe 850 të tjerë janë lënduar në një përplasje treni në shtetin indian të Odisha, tha një zyrtar i Odisha për AFP, në atë që Reuters raporton si aksidentin më vdekjeprurës hekurudhor të Indisë në më shumë se dy dekada. Sudhanshu Sarangi, shefi i departamentit të zjarrfikësve në Odisha, tha se shpëtimi i viktimave ishte ende në vazhdim dhe se kishte shumë lëndime më të rënda, raporton Reuters. Kryesekretari i Odishas, njoftoi se më shumë se 200 autoambulanca janë thirrur në vendin e aksidentit në distriktin Balasore të Odishes, dhe 100 mjekë të tjerë janë mobilizuar, në rast nevoje.
Kontrolloni gjithashtu
Visar Ymeri: Osmani dhe Kurti duhet t’i shpjegojnë qytetarëve ndryshimin e qasjes së tyre
Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka kërkuar që presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin …