Tetë ushtarakët turq, që u arratisën me një helikopter nga Turqia për në Greqi pas grushtit të dështuar të shtetit, kanë pasur lidhje me grupin e komandove që u përpoqën të vrasin presidentin Recep Tayyip Erdogan. Lajmin e publikojnë disa medie turke, si agjencia e lajmeve “Anadolu” dhe gazeta “Hurriyet”, të cilat iu referohen burimeve nga zyra e Antiterrorit të Prokurorisë së Përgjithshme të Stambollit. Sipas të dhënave që janë publikuar deri më tani, 4 nga ushtarakët turq kanë biseduar në telefon mbrëmjen e 15 korrikut me disa prej komandove në Marmaris, të cilët kishin marrë përsipër atentatin për eliminimin e presidentit turk që ndodhej aty me pushime. Gazeta “Hyrriyet” ka publikuar edhe minutazhin e bisedava e telefonike, si dhe emrat e ushtarakëve dhe të bashkëbiseduesve të tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Hamza: Qeverisjen do ta bëj bashkë me qytetarët, njëjtë si programin tim
Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka vazhduar punëtoritë me qytetarë për programin e …