leoni

Avokatët e Hashim Thaçit kërkojnë nga Gjykata Speciale lirimin e parakohshëm të tij

Thaçi: Kosova ka dëshmuar dhe do të dëshmojë me krenari që mbështet aleancën kundër ekstremizmit fetar

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi po merr pjesë sot në konferencën ndërkombëtare “Feja si një instrument për paqen” e cila po mbahet në Tiranë. Ai u ndal tek sfidat e forta që ka kaluar shoqëria shqiptare në Kosovë dhe theksoi se shqiptarët kanë bashkëpunuar dhe kanë jetuar në bashkëjetesë të plotë fetare pa shkaktuar asnjë konflikt. “Kombi shqiptar ka dhënë dhe jep një shembull pozitiv, të mirë dhe shumë të qëndrueshëm. Kjo vlerë tradicionale duhet të ruhet dhe të pasurohet çdo ditë”, është shprehur ai. Mes tjerash, Thaçi ka folur edhe për radikalizmin fetar dhe shqiptarët që kanë marrë pjesë në luftërat e huaja. Sipas tij, Kosova ka dëshmuar dhe do të dëshmojë me krenari që mbështet aleancën kundër ekstremizmit fetar, ndërsa shtoi se vendi i tij po punon për rehabilitimin e të kthyerve nga llogoret e luftërave ekstremiste.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …