Josep Borrell: Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk munden të vetme t’i ofrojë Kosovës ulëse në OKB

Thijs Reuten: Kryetari Serbisë, Vuçiq e shfrytëzon BE-në si një bankomat nga i cili merr para, por i refuzon marrëveshjet

Eurodeputeti i Holandës në Parlamentin Evropian, Thijs Reuten, i ka kërkuar Komisionit Evropian ta sqarojë politikën obstruksioniste të Serbisë. Ai shpjegon se kryetari  i Serbisë, është duke e shfrytëzuar BE-në si një bankomat, nga i cili  merr para dhe në fund refuzon nënshkrimin e marrëveshjeve, për të cilat bëhet sikur i ka pranuar. Sot i kërkova Komisionit Evropianin, për të shpjeguar politikën e saj të pakuptueshme ndaj Serbisë. Vuçiq përdor Bashkimin Evropian si bankomat të tij, pastaj kthehet dhe refuzon të nënshkruajë marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE-ja me Republikën e Kosovës. Ndaloni këtë financim vetëshkatërrues të obstruksionizmit të Vuçiqit”, shkruan eurodeputeti, Reuten duke u thirrur në faktin se Vuçiq pas marrëveshjes  kishte deklaruar se nuk do ta lejojë në asnjë formë anëtarësimin e Kosovës në OKB, edhe pse pas takimit të 27 shkurtit, në Bruksel ishte pajtuar për planin franko-gjerman.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …