Thomas Hacker: Do të duhej që Kosova gjatë dialogut të jepte sinjale lidhur me gatishmërinë për kompromis

Thomas Hacker: Do të duhej që Kosova gjatë dialogut të jepte sinjale lidhur me gatishmërinë për kompromis

Deputeti gjerman, Thomas Haker, duke folur për zhvillimet e fundit në kuadër të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka përmendur propozimin franko-gjerman për normalizim të raporteve në mes të dyja vendeve për të cilin ka thënë se  do të ishte e këshillueshme që Kosova të jepte sinjale lidhur me  gatishmërinë e saj  për kompromis. Haker thekson se këtu përfshihet edhe pragmatizmi i nevojshëm për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, pasi për një periudhë afatgjate ndërkombëtarët duhet të vazhdojnë të punojnë për njohje reciproke. Do të ishte e këshillueshme që Kosova  të jepte sinjale  lidhur me  gatishmërinë për kompromis, ka saktësuar, deputeti gjerman, Thomas  Hacker.

Kontrolloni gjithashtu

Kontestimi i provave vizuale në proceset gjyqësore ndërkombëtare: rasti i fotografisë Thaçi–Demaçi në Gjykatën Speciale

Në sallën e Gjykatës Speciale në Hagë, një moment i pazakontë ndezi debat mes mbrojtjes …