leoni

Lista Serbe tregohet shpërfillëse ndaj çështjes së demarkacionit

Tribunë shkencore në Tiranë për Demarkacionin Kosovë-Mali i Zi

Sot, në datën 10 qershor 2016, prej ortës 10.00 deri në 13.00, në kuadrin e 138 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, në Tiranë, në sallën e Bibliotekës Kombëtare, u mbajt  Tribuna Shkencore me temë: “Aspekte ndërkombëtare, gjeografike, politike e historike lidhur me Demarkacionin Kosovë-Mali i Zi”, organizuar nga Qendra për  Promovim dhe Zhvillim, Tiranë-Kosovë, me pjesëmarrjen e 140 intelektualëve nga Shqipëria, të cilët kanë lëshuar thirrjen kombëtare: “Jo territore për viza!”. Në këtë tribunë shkencore qenë ftuar për të referuar shkencëtarët e fushës përkatëse nga Kosova Pr.Dr. Zejnulla Gruda, Pr.Dr.Zymer Neziri, Pr.Dr.Shpejtim Bulliq, Pr. Dr.Florim Isufi, ndërsa nga Shqipëria referuan Pr.Dr.Ksenofon Krisafe, Pr.Dr.Myslim Pasha dhe Pr.Dr.Pëllumb Xhufi. Të gjithë autorët e kumtesave shkencore në këtë tribunë i  referoheshin dokumentave historike e arkivore si dhe botimeve serbe e jugosllave të kohëve të ndryshme, e në mënyrë të veçantë hartografisë serbe e asaj jugosllave të kohës, duke filluar nga viti 1925 e në vijim 1942, 1945, 1946, 1949, 1958, 1962, 1965, 1975, 1986 të hartuara nga Instituti Gjeografik Jugosllav, hartës së ushtrisë gjermane e vitit 1943, Atllasit Gjeografik Jugosllav (botim i Zagrebit 1965) si dhe Enciklopedisë Ushtarake Jugosllave e vitit 1972 e asaj të Vjenës dhe,  veçanërisht Kushtetutës së Malit të Zi e vitit 1946, ku të gjitha këto dokumente të hartuara nga profesionistët më të mirë serbë e malazezë të atyre periudhave kohore, e përcaktojnë qartë vijën kufitare midis Malit të Zi dhe Kosovës, i cili kalon në Qafën e Çakorrit dhe jo atje ku e ka përcaktuar së fundi Komisioni Qeveritar i Kosovës i kryesuar nga z. Meha dhe i nënshkruar nga z.Hashim Thaçi.

Ligjërimet profesionale, tepër shkencorë dhe të ilustruar me dokumenta historike e arkivore nga zotërinjtë Zejnullah Gruda dhe Florim Isufi ishin aq të qarta e të argumentuara sa mund të bindet edhe një njeri me zhvillimin më minimal e jo më një deputet i parlamentit të Kosovës. Në diskutimet e lira folën disa pjesmarrës, por vlen për t’u theksuar diskutimi i Pr.Dr. Mark Palnikaj, pedagog në Universitetin Politikenik të Tiranës, me origjinë nga treva e cila kërkohet nga Mali I Zi, i cili, midis të tjerave solli  një shembull tipik të vitit 1900 midis Serbisë dhe Bullgarisë, ku, nënshkruesit serb të asaj marrëveshjeje, e cila ishte në dëm të Serbisë, me vendim qeverie ju pre dora me të clën ai kish nënshkruar atë marrëveshje. “Kjo, tha ai, duhet aplikuar edhe me nënshkruesin kosovar të kësaj marrëveshjeje famëkeqe midis Kosovës e Malit të Zi”.

Interes paraqiti edhe shpjegimi që bëri Pr.Florim Isufi i qëllimit të kësaj marrëvesghjej: Me këtë marrëveshje Mali i Zi kërkon të përvetësoi Pellgun e Belluhës, për të zhvilluar turizmin malor, pasi është një rajon ku bora fillon më herët dhe shkrim më vonë në krahasim me të gjitha trevat e tjera të Kosovës dhe Malit të Zi; pellgu është i pasur jo vetëm me ujëra të bollshme por edhe me një bimësi të harlisur të shumëllojshme; terren shumë i përshtatshëm për komunikacion dhe ngritjen e resoreve turistike, ka një rrjet të dëndur lumor mesatarisht 1.373 km/km2, në 10 raste ka mbi 2km gjatësi lumore, ndërsa në 5 raste 1 deri 2km2, duke qenë një pellg shumë interesant në aspektin hidrik. Lumi Bjelluha mesatarisht ka prurje 0.8-0.9 l/s, e në raste ekstreme deri 1.35 l/sek; ndërsa liqenit artificial në lumin Bjelluha, nëse penda do të ngrihej 300 metra, sasia maksimale e ujit të akumuluar do të ishte rreth 220 milion m3 ujë. (Dilaver Goxhaj)

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …