Universiteti i Prishtinës

Universiteti i Prishtinës nesër e shpallë konkursin për regjistrimin e 3.500 studentëve të rinj në vitin akademik 2019/20

Universiteti i Prishtinës nesër pritet ta shpallë konkursin për regjistrimin e studentëve të rinj në tri nivelet e studimit: bachelor, master dhe doktoratë. Kështu ka  thënë prorektori për Mësim dhe Çështje të Studentëve, Hysen Bytyqi. Ai tha se edhe vendimi i Ministrisë së Arsimit për rritjen numrit të studentëve në Mjekësi ka filluar të zbatohet që nga e hëna, pasi që është vendim i obligueshëm. Të premten pritet të shpallet konkursi për regjistrimin e studentëve të rinj në të tria nivelet e studimit në Universitetin e Prishtinës. Janë të lira mbi 3.500 vende. Ai po ashtu tha se që nga e hëna ka filluar të zbatohet edhe vendimi i Ministrisë së Arsimit për ta rritur numrin e studentëve në Fakultetin e Mjekësisë, me 75 studentë në programin Mjekësi e Përgjithshme dhe 59 studentë në Infermieri. Në konkursin për regjistrimin e studentëve të rinj, UP është e obliguar me rregullore që 17 për qind të numrit të përgjithshëm të studentëve që regjistrohen të jenë nga komunitetet pakicë dhe studentëve jashtë Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kadetët e QSU-së kalojnë me sukses vlerësimin praktik “Qielli i Shqiponjave 2025”

Kadetët e Qendrës për Studime Universitare (QSU) të Forcës së Sigurisë së Kosovës kaluan me …