Valbon Krasniqi: Tani duhet të mendohet për trajtimin e ndërlikimeve te pacientët që e kanë kaluar virusin

Valbon Krasniqi: Gjendja është skajshmërisht e rënduar, kapacitetet e klinikave të QKUK-së janë stërmbushur

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thënë se këto shifra janë tmerruese për Kosovën. “Nëse vazhdojnë këto shifra, atëherë në vend do të rëndohet situata edhe më shumë. Gjendja është skajshmërisht e rënduar. Kapacitetet e klinikave të QKUK-së janë stërmbushur. Ne kemi raportuar që tashmë edhe spitalet regjionale kanë filluar të trajtojnë rastet më të lehta, në mënyrë që të provojmë të shkarkojmë pak klinikat e QKUK-së”, ka deklaruar Krasniqi. Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës  ka njoftuar mbrëmë se janë konfirmuar edhe 205 raste të reja me koronavirus në vend. Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 4512.

Kontrolloni gjithashtu

PDK ngre alarmin për manipulim zgjedhor në Shtime – dyshime për “Trenin Bullgar” në Belinc

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka ngritur …