Valbon Krasniqi: Kosova ende nuk ka kapacitetet e veta vetanake për t’i identifikuar variantet e reja të Covid-19

Valbon Krasniqi: Kosova ende nuk ka kapacitetet e veta vetanake për t’i identifikuar variantet e reja të Covid-19

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka njoftuar se deri më tani janë identifikuar vetëm tri raste të variantit të ri të COVID-19. Sipas Krasniqit, Kosova ende nuk i ka kapacitetet që t’i konfirmojë variantet e reja të koronavirusit, teksa bëri të ditur se deri më tash nuk kanë vërejtur ndonjë ashpërsim të gjendjes së pacientëve. “Deri më tash kemi dërguar në Gjermani 30 mostra, kemi 3 raste me variantin e ri, që të tre janë shëruar dhe nuk kanë pasur pasoja serioze, ndërkohë që nuk kemi konfirmim me raste të reja. Por, Kosova ende nuk ka kapacitetet e veta vetanake për t’i identifikuar këto variante”, tha ndër të tjera Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka kritikuar qeverinë aktuale të Kosovës, duke e konsideruar si të prishur

AAK refuzon dialogun për Presidentin, Gjini kritikon qasjen e Kurtit

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka deklaruar se subjekti i tij …