Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka mbajtur konferencë për medie lidhur me procesin e verifikimit të kandidatëve

Valmir Elezi: KQZ-ja do të veprojë në përputhje me vendimet e institucioneve në lidhje me certifikimin listave zgjedhore

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka bërë me dije se ky institucion do të veprojë në përputhje me vendimet e institucioneve tjera në lidhje me certifikimin listave zgjedhore të partive politike. Ai ka deklaruar se KQZ-ja do të respektojë vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ZAP-in dhe të Gjykatës Supreme. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke pritur shqyrtimin dhe vendosjen e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me ankesat e paraqitura në këtë institucion. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sigurisht se do të veprojë në përputhje me vendimet e institucioneve  te tjera, në këtë rast PZAP-in, por edhe Gjykatën Supreme”, ka thënë Elezi.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 21 mijë lindje në Kosovë gjatë nëntë muajve të vitit 2026

Në Kosovë janë regjistruar 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar-shtator 2026, sipas të …