Vazhdon projekti për rregullimin e rrugëve të arave

Lehtësimi i punës dhe veprimtarisë së bujqve dhe fermerëve ferizajas, përmes subvencionimit, mbështetjes me pajisje pune e investime kapitale është fokus i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë. Pasditen e sotme, Nënkryetari i Komunës, Lulzim Aliu, bashkë me drejtorin e Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami dolën në terren, për të parë nga afër punët që po kryhen në disa terrene, në projektin për rregullimin e rrugëve të arave. Për këtë projekt, drejtori Bajrami njoftoi se është vazhdimësi nga mandati i kaluar dhe si i tillë ofron përparësi të shumta, duke lehtësuar veprimtarinë e bujqve dhe fermerëve ferizajas. Ai tutje shtoi se janë dhjetëra hapësira ku po shtrihet dhe planifikon të shtrihet ky projekt për të përmbushur synimin e lartcekur në ndihmë të veprimtarisë së fermerëve dhe bujqve ferizajas.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti reagon ashpër ndaj ndaljeve të shpeshta të energjisë elektrike dhe furnizimit jo stabil

Pas pranimit të shqetësimeve të shumta nga qytetarët rreth furnizimit jo të rregullt me energji …