Veseli: Një shtet nuk mund të ketë zhvillim të plotë pa gratë, që gjysma e shoqërisë

Veseli: Një shtet nuk mund të ketë zhvillim të plotë pa gratë, që gjysma e shoqërisë

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, sot në mjediset e Kuvendit të Republikës së Kosovës, nën patronatin e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe Grupit të Grave Deputete, u shfaq filmi dokumentar “Mendoj për Ty”, që u dedikohet viktimave të dhunës seksuale të luftës. Në fjalën e tij para të pranishmëve, duke u uruar të gjitha nënave dhe grave Festën e 8 Marsit, kryetari Kadri Veseli tha se tani në procesin e shtet-ndërtimit, shoqëria kosovare ka nevojë edhe për një sakrificë tjetër të grave, duke u ngritur dhe avancuar veten përmes pjesëmarrjes në proceset e vendimmarrjes.  Duke kujtuar sakrificën dhe kontributin e grave të Kosovës në rrugëtimin e vështirë e të gjatë të vendit tonë drejt pavarësisë, Veseli tha se shumë nga to ishin mjeke që shëruan breza të tërë, mësuese që edukuan e mbollën vlerat më të larta në brezat e rinj, heroina gjatë luftës së fundit, e shumë nga to mbijetuan tmerrin e luftës dhe vazhduan të përballen të vetme në heshtje me tmerret dhe aktet çnjerëzore të kryera mbi to.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …