Veseli: Xhavit Haziri është një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ata që e rrëmbyen do të japin përgjegjësi

Kadri Veseli: Xhavit Haziri është një nga themeluesit e UÇK-së, ata që e rrëmbyen do të japin përgjegjësi

Heroi i kombit Xhavit Haziri është një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ata që e rrëmbyen do të japin përgjegjësi. Kështu tha Kadri Veseli, që ka udhëhequr legjislaturën e fundit të Kuvendit të Kosovës, në një akademi përkujtimore ku u kujtua dhe nderua jeta dhe vepra e heroit Xhavit Haziri, i cili u zhduk 21 vjet më parë. Veseli tha se Xhavit Haziri me shokët e tij që kanë rënë në altarin e lirisë, ka rrëzuar një ndër perandoritë më të mëdha ushtarake në Evropë. Ndonëse i munguar, ai tha se Xhavit Haziri asnjëherë nuk do të jetë i harruar. E me një historik të jetës dhe veprës të heroit Xhavit Haziri, u paraqit profesori Ibrahim Gashi, i cili tha se Haziri ishte një nga veprimtarët më të dëshmuar të UÇK-së. Në emër të familjes Haziri, të pranishmëve iu drejtua djali i heroit, Çlirim Haziri. Ai shprehu falënderime ndaj kryetarit të komunës së Kastriotit, Xhafer Gashi dhe skulptorit Ylber Krasniqi për ngritjen e shtatores së të atit, heroit Xhavit Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …