Brickos

Veteranët e Brigadës 138, “Agim Ramadani”, kërkojnë ruajtjen e sovranitetit dhe tërësisë së territorit të Kosovës

Veteranët e Brigadës 138, “Agim Ramadani”, kërkojnë ruajtjen e sovranitetit dhe tërësisë së territorit të Kosovës

Veteranët e Brigadës 138 “Agim Ramadani” që kanë luftuar në kufirin shqiptaro-shqiptar, në Koshare,  në vitet 1998-1999, përmes një komunikate për medie i ftojnë deputetët e Republikës së Kosovës, të ngrihen në nivelin e përgjegjësisë kushtetuese dhe me dinjitet e përgjegjësi juridike e morale ta mbrojnë shtetësinë dhe shtetin e Kosovës, vijëzuar me gjakun , mundin dhe sakrificën tonë nëpër shekuj. U bëjmë me dije se me shumë shqetësim po i përcjellim zhvillimet e fundit, të cilat kanë manifestuar tensione dhe polarizime të skajshme. Ndaj kërkojmë që deputetët të jenë të pavaruar në përcaktimin e votës së tyre kundër dhe në harmoni të plotë me detyrimet kushtetuese në ruajtjen e sovranitetit dhe tërësisë së territorit të Kosovës. I bëjmë apel, secilit deputet të popullit, që parasëgjithash të ketë para vetës, interesin e Kosovës, të respektoni, vullnetin e banorëve në kundërshtimin të këtij demarkacioni dhe të qetësoni situatën politike në vend duke mbrojtur interesat e qyetarëve të Kosovës, thuhet në apelin e veteranëve të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …