RTK-ja

Vetëvendosja: RTK është bërë si shtëpi për Qeverinë dhe klanet politike

Sot, në një konferencë për media, Vetëvendosja shprehu shqetësimin  në lidhje me, sikur thuhet,  uzurpimin e RTK-së nga klani Pronto, dhe veçanërisht me veprimet e fundit të Menaxhmentit të televizionit publik. Dardan Sejdiu, dhe Aida Dërguti, përveç se folën për gjendjen e rëndë të transmetuesit publik RTK, kërkuan reagim nga asociacionet dhe organizatat e shoqërisë civile në lidhje me padrejtësitë e këtij mediumi ndaj opozitës. Nënkryetari Sejdiu tregoi se RTK  i mohoi Ymerit paraqitjen në emisionin ‘Debat’ të Ridvan Berishës, ndonëse fillimisht kryeredaktori Xhymret Veliu ishte përgjigjur pozitivisht për zyrën e mediave të VETËVENDOSJE!-s. “RTK është bërë si shtëpi për Qeverinë dhe klanin Pronto. Kur Isa Mustafa mbanë konferencë për të gënjyer popullin, RTK e transmeton direkt në gjitha kanalet e saj. Kur Hashim Thaçi i drejtohet qytetarëve për t’i mashtruar e frikësuar, RTK e transmeton direkt në gjitha kanalet e saj. Duke e quajtur RTK-në propagandues të drejtpërdrejtë të Qeverisë dhe duke e krahasuar këtë rast me vendet autoritare, Vetëvendosja  kërkoi reagim dhe mobilizim kundër padrejtësive të tilla.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …