Isa Mustafa: Nuk njoh ndonjë qeveri që i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve dhe mospërfilljes së Amerikës

Vetëvendosje dhe LDK vazhdojnë të heshtin dhe të mos e thonë asnjë fjalë për arrestimet e Speciales

Partia më e madhe opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, nuk e ka thënë asnjë fjalë për aksionin e Gjykatës Speciale në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ku u arrestuan Hyseni Gucati e Nasim Haradinaj. Nuk ka reaguar as Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, i cili ka qenë ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e përkohshme të pasluftës. Sikurse Vetëvendosje ka vepruar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, partia kryesore që ka formuar Qeverinë e fundit. Asnjë fjalë nuk e ka folur as kryeministri Avdullah Hoti, i cili ka thënë se nuk jep komente për çështje të drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR-i ka bërë të ditur se ndodhen në Banjskë dhe se janë të gatshëm të përgjigjen nëse shfaqet nevoja

KFOR-i ka bërë të ditur se janë në gjendje gatishmërie dhe të gatshëm për të …