William Walker: Të krijohet një gjykatë për t'i gjykuar krimet serbe, nuk ka prova kundër Thaçit e të tjerëve

William Walker, ka thënë se është i gatshëm të dëshmojë për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në çdo kohë që e kërkon gjykata

Ish-ambasadori i OSBE-së gjatë luftës në Kosovës, denoncuesi i Masakrës së Reçakut, Viliam Voker, ka thënë se është i gatshëm të dëshmojë për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Ai tha se vetëm duhet t’ia tregojnë datën se kur mund të dëshmojë për ish-krerët e UÇK-së. Unë jam i gatshëm të paraqitem kurdo që më thërrasin avokatët ose gjykata, ata krejt çka duhet të bëjnë është të ma tregojnë datën”, tha Voker. Ndërkohë Gregory Kehoe, avokat i Hashim Thaçi, ka thënë se në Hagë do të ftohen që të dëshmojnë edhe gjenerali amerikan, Vesley Clark, ish-ministri i Jashtëm francez dhe kryeadministratori i UNMIK-ut, Bernard Kushner, Xhejms  Rubin e të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …