Vlera e Postës dhe Telekomit të Kosovës, nuk mund të bie ashtu sikurse proklamohet shpesh në media nga menaxhmenti i kompanisë dhe Qeveria si aksionare e saj. Kështu thotë në një intervistë për KosovaPress, Florin Aliu, njohës i çështjeve për vlerësim të kompanive. Ai nga përvoja që ka me vlerësimin e kompanive të mëdha, thotë se vlera e PTK-së sillet rreth 328 milionë euro. Ndërsa për mënyrën e privatizimit të PTK-së, thotë se më e mira do të ishte që Qeveria ta jap me koncesion menaxhimin në mënyrë që kompania të rikthehet në pozitë më të mirë. Sipas tij, menaxhimi jo i mirë i kompanisë sjell deri tek humbjet e të hyrave të kompanisë por jo me doemos kjo e ul vlerën e saj. “Në bazë të kalkulimeve të mia që i kam bërë, pasi që merrem me vlerësimet e kompanive, vlera e kompanisë duke i marrë disa presupozime për kompani, duke e marrë perspektivën e kompanisë, mundësitë e hyrjeve të reja në treg… vlera e kompanisë sillet diku rreth 328 milionë euro”, tha Aliu.
Kontrolloni gjithashtu
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bërë thirrje Kosovës e Serbisë të angazhohen më shumë në normalizimin e marrëdhënieve
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen më shumë …