Wolfgang Petrittch

Wolfgang Petriq: Edhe një herë, u dëshmua se përparimi është i mundur vetëm kur evropianët e amerikanët janë në të njëjtën anë të litarit

Ish i dërguari special i Bashkimit Evropian për Kosovën, Wolfgang Petriq e konsideron të besueshme kthesën e mundshme të Serbisë në politikën e saj ndaj Kosovës dhe thotë se tani i takon Kosovës të përmbushë obligimet e zotimet e veta. Po përgatitet një hap që është shumë i vështirë për palën serbe, shtoi Petriq në një deklaratë për agjencinë APA. Ai saktësoi se kryetari serb Aleksandar Vuçiq e ka të qartë se duhet të veprojë dhe në të njëjtën kohë është rritur presioni ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Petriq shprehet  optimist se me planin e ri franko-gjerman është arritur një pikë nga e cila do të lëvizë diçka. “Edhe një herë, doli se përparimi është i mundur vetëm kur evropianët dhe amerikanët tërhiqen në të njëjtën anë të litarit,” shtoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …