WWF mirëpret vendimin e Asamblesë Mjedisore të Kombeve të Bashkuara rreth fillimit të bisedimeve për një traktat global për plastikën

WWF mirëpret vendimin e Asamblesë Mjedisore të Kombeve të Bashkuara rreth fillimit të bisedimeve për një traktat global për plastikën

 Shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara (KB) në Asamblenë e Mjedisore të KB-së (UNEA-5.2) janë pajtuar unanimisht që të hartojnë një traktat ligjërisht të detyrueshëm për t’i dhënë fund ndotjes me plastikë. Ky traktat është një nga nismat më ambicioze mjedisore, që prej Protokollit të Montrealit në vitin 1989, i cili në mënyrë efektive eliminoi substancat që shterojnë shtresën e ozonit.

Rezoluta e Miratuar e KB-së tregon zhvillimin e një traktati të fuqishëm që lejon rregullat dhe detyrimet globale përgjatë një cikli të plotë të plastikës. Kjo do të mbajë përgjegjës kombet, bizneset, dhe shoqërinë, në mënyrë që plastika të eliminohet nga mjediset tona.

WWF mirëpret këtë vendim, dhe nxitë qeveritë e botës që ta kapin këtë moment të rëndësishëm për eleminimin e plastikës, e të veprojnë me po aq fuqi e vendosmëri në hartimin e përmbajtjes së plotë të traktatit, deri në vitin 2024. WWF zotohet të mbështesë punën e Komitetit Negociator Ndërqeveritar të UNEA-s në finalizimin e detajeve të rëndësishme të këtij traktati historik përgjatë dy viteve të ardhshme.

Udhëheqësit botërorë e kanë kuptuar më në fund se të gjithë së bashku duhet ta luftojmë ndotjen plastike, e cila është një nga problemet më të mëdha me të cilin po përballet mjedisi në gjithë botën. Duke rënë dakord për zhvillimin e një marrëveshjeje globale ligjërisht të detyrueshme për ndotjen plastike, po hapet rruga për një të ardhme më të pastër dhe më të sigurt për njerëzit dhe planetin”, u shpreh Natasha Kalauz, Drejtore Ekzekutive e WWF Adria. “Ndërsa WWF e mirëpret këtë vendim, duhet të theksojmë se ky është vetëm fillimi dhe se për arritjen e kësaj marrëveshjeje duhet një angazhim dhe vendosmëri e madhe e shumë palëve, e cila duhet të mundësojë një kalim efektiv në një ekonomi qarkore për sa i përket plastikës”.

Presioni ndaj qeverive për një traktat ligjërisht të detyrueshëm vetëm sa vinte e shtohej, në mënyrë që të ketë adresim të krizës së ndotjes plastike. Më shumë se 2.2 milionë njerëz në mbarë botën kanë nënshkruar një peticion të WWF-së duke bërë thirrje për këtë traktat, përderisa mbi 120 kompani globale, dhe më shumë se 1,000 organizata të shoqërisë civile poashtu kanë mbështetur thirrjet për një traktat të tillë.

WWF u bën thirrje liderëve botërorë që këtë mbështetje të madhe globale dhe çastin e sotëm vendimtar ta përdorin si bazë të punës së mëtejme në themelimin e një traktati ambicioz global për ndotjen plastike deri në vitin 2024, i cili:

  • Është ligjërisht i detyrueshëm me rregulla të cilat mund t’i avancohen në gjetjen e  zgjidhjes për ekonomi qarkore në nivel botëror;
  • Përfshin rregulla globale gjatë një cikli të plotë të jetës së plastikës, duke mos lënë anash ndaleset globale për produktet dhe veprimet e dëmshme, standardet për dizajnimin e produkteve, dhe masat të cilat zvogëlojnë prodhimin dhe përdorimin e plastikës së pastër;
  • Njeh rolin kritik të sektorit joformal të mbeturinave në zhvillimin e ekonomisë qarkore, dhe mundëson pjesëmarrjen e këtij sektori në bisedime.

– Fund –

Shënime shtesë

Asambleja Mjedisore e Kombeve të Bashkuara ka vendosur që bota ta ketë një traktat ligjërisht të detyrueshëm për ndotjen plastike. Rezoluta e miratuar “Jepini Fund Ndotjes Plastike: Drejt një instrumenti ligjërisht të detyrueshëm” themelon Komitetin Negociator Ndërqeveritar, i cili do ta zhvillojë përmbajtjen e veçantë të këtij traktati të ri, me qëllim të kompletimit të punës deri në fund të vitit 2024. Shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara kanë vendosur që elementet vijuese duhet të merren parasysh gjatë hartimit:

  • Objektivat globale për ta trajtuar ndotjen plastike në mjedise detare dhe mjedise të tjera dhe ndikimet e saj;
  • Detyrimet globale dhe masat përgjatë ciklit të plotë të jetës së plastikës, duke përfshirë krijimin e produktit, konsumin, dhe menaxhimin e mbeturinave;
  • Një mekanizëm për sigurimin e informacionit shkencor  dhe relevant të politikave, si dhe vlerësim;
  • Një mekanizëm për sigurimin e mbështetjes financiare për zbatimin e traktatit;
  • Masat e bashkëpunimit kombëtar dhe ndërkombëtar;
  • Planet kombëtare të veprimit, dhe raportimi për parandalimin, zvogëlimin, dhe eliminimin e ndotjes plastike;
  • Vlerësimi i progresit të zbatimit të traktatit.

Rezoluta pranon gjithashtu se ndotja plastike përbën një kërcënim për të gjitha mjediset, dhe paraqet rreziqe për shëndetin e njeriut. Ajo njeh rolin e sektorit privat, dhe të gjitha palëve të interesuara, në zhvillimin dhe zbatimin e traktatit dhe thekson se problemi duhet të zgjidhet përmes masave përgjatë ciklit të plotë të jetës.

Për informata shtesë:

Ariana Çaka, Zyrtare për Komunikim, WWF Adria, +383 44 592 643, [email protected]

Rreth WWF

WWF është një nga organizatat më të mëdha të pavarura e më me reputacion për mbrojtjen e natyrës, me afro pesë milion mbështetës, dhe një rrjet global aktiv në më shumë se 100 shtete. Misioni i WWF është të ndalojë shkatërrimin e mjedisit natyror të Tokës, dhe të ndërtojë një të ardhme ku njerëzit jetojnë në harmoni me natyrën duke ruajtur biodiversitetin botëtor, dhe duke u siguruar përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore të ripërtrishme, duke promovuar zvogëlimin e ndotjes dhe konsumit të tepërt. Më shumë informacione vizitojeni faqen panda.org/news, apo na ndiqni në Twitter @WWF_media.

Kontrolloni gjithashtu

Fronti Europian: 8 maji do të jetë Referendum, të rrethojmë numrin 4 për të ardhmen europiane

Fronti Europian sot mbajti konferencë për media ku kandidati për deputet Naim Bajrami ka elaboruar …