Xhevat Bislimi: Gjithmonë i pa pajtuar me qyqarllekun dhe mjerimin e Rugovës, Albin Kurti u "shtrëngua" të shkonte e të përulej me "nderim" të varri i tij

Xhevat Bislimi: Politika e Hashim Thaçit

  Ardhja ne skenen politike shqiptare e Hashim Thaçit ishte dhe mbeti e diskutueshme!… Dalja e tij ne krye te UÇK-se edhe me e diskutueshme? Si erdhi, nga erdhi, kush e solli, kush e mbeshteti, kush ishte dje mbrapa tij e kush sot?! Keto dhe shume pyetje si keto jane me aktuale se kurre sot, kur kete njeri e kane pergatitur-trajnuar dhe do ta nisin ne Bruksel per ta formalizuar “marreveshjen historike me Serbine”!

Ky njeri, aso kohe djale i ri, ne nje dite te bukur ne Zvicer (ne nje banese private!) u be ose e bene tre-kater veta drejtor te drejtorise politike te UÇK-se!? Nje shpikje-komplot kunder organizates, LPK-se, qe e themeloi, organizoi, strukturoi dhe drejtoi Ushtrine Çlirimtare te Kosoves deri atehere!… Me ndihmen e tij dhe te atyre qe e sollen ne krye te UÇK-se (ndihma e LDK-se ishte e padiskutueshme) qarqe dhe vende te caktuara evropiane ia dolen qe Konferenca Nderkombetare per Kosoven te mbaheje ne Evrope (France!) e jo ne SHBA, siç deshironte dhe angazhoheje qeveria amerikane!… Fale tij dhe atyre qe e mbajten ne skenen politike Marreveshja e Rambujes, pavaresisht se nuk u pranua dhe firmos kurre nga Serbia, u interpretua dhe zbatua pike per pike nga Kosova unmikiane ne variantin me te keq! Kjo Marreveshje u be baza dhe struktura e Planit te Ahtisarit!!!

Ky njeri, nen presion dhe shantazh te perhershem u ngjite ne krye te Kosoves si Kryeminister e tash edhe si Kryetar i saj!! Mbeshtetja eshte kryesisht e huaj dhe per qellime te huaja per Kosoven! Fakti qe ky njeri dhe grupi i tij pati gjate gjithe kohes mbeshtetjen e LDK-se eshte teper domethenes dhe teper me interes per analistet dhe studjuesit mendjemprehte dhe te informuar… Me kete njeri u zbatua dhe po zbatohet ne te gjitha fazat projekti antishqiptar per Kosoven dhe per çeshtjen shqiptare ne Iliri!… Qe nga enklavat serbe, “Kosova multietnike”, korniza kushtetuese, komunat dhe zonat e mbrojtura serbe, privatizimi-rrenimi i ekonomise dhe kontrabandimi i pasurive te Kosoves, fusnota, “zajednica” e komunave serbe, kufiri me Malin e Zi (falja e 8 200 hektareve toke!)!… Per te gjitha keto te “arritura” destruktive nuk kerkoheje kurre as mendja dhe as mendimi i tij: kerkoheje vetem miratimi dhe firma ne emer te Kosoves!! S’ka si te behet ndryshe: njeriut qe i rri mbi koke shpata e demokleut (Gjykata Speciale, me heret Gjykata e Hages!) nuk mund t’i kerkosh te perfaqesoje dhe mbroje interesate e vendit e te kombit!… Kjo eshte politika hashimçe e klases politike te Kosoves! As ne fiset afrikane s’e besoj qe do te zgjedheje apo autorizoheje (mandatoheje) dikush qe eshte i shantazhuar dhe nen presion te nje fuqie te huaj me perfaqesu fisin ne bisedime me fisin qe ishte ne lufte! Ndersa te ne eshte zgjedhur Kryetar i Republikes njeriu qe eshte kryeprotagonisti i raportit te njefare Dik Martit (Bashkimit Evropian) per “trafikim organesh”! Kush nuk e di qe ky raport dhe “trafikimi me organe njerezish” eshte nje sajese dhe shpikje monstruoze kunder Luftes se drejte çlirimtare te UÇK-se dhe te kombit shqiptar, kunder lirise dhe sovranitetit te Kosoves se pavarur?! Keto akuza monstruoze jane bere per ta mposhtur deri ne fund njeriun qe e kishin sjellur ne skene dhe e fuqizuan deri ne krye te shtetit vetem me nje qellim: ta shtynin projektin e tyre antishqiptar deri ne fund! Edhe per t’u zgjedhur Kryetar i Kosoves u perkrah dhe ndihmua nga “nderkombetaret”, nga LDK-ja kolaboracioniste, nga pakica serbe dhe pakicat tjera te shpikura enkas per kete dite(!) dhe nga partia e tij qe tashme ishte nje LDK e dyte… Paten nje ngecje per ratifikimin e kufirit me Malin e Zi dhe per Bashkesine e komunave serbe, por ia gjeten ilaqin… E moren Ramushin dhe AAK-ne e tij nen sqetull dhe u kry puna! Metodate dhe mjetet qe u perdoren per ta “bindur” Ramuahin duket qe ishin afersisht te njejta… Goditen edhe Levizjen Vetevendosje, e cila ishte dyfishuar ne zgjedhjet e fundit, por me “brum” te huaj!… Tashme edhe “zajednica”, e rrezuar nga Gjykata kushtetuese e Kosoves, do te krijohet siç ishte negociuar ne Bruksel dhe siç ishte pranuar nga Hashimi dhe ekipi i tij ala Edite Tahiri, Çollaku e soji i tyre! Krijimi i zajednices, siç e ka kerkur Serbia dhe e kane pranuar e nenshkruar Hashimi e Isa Mustafa me LDK-ne (tash edhe Ramushi me AAK-ne, etj.), u paralajmerua sot nga argati i Hashimit dhe i dreqit e i te birit, Enver Hoxhaj, akoma pa shkuar ne Bruksel!! Kuvendi i lodhur dhe pa pike dinjiteti po proteston “ashper” kunder shkuarjes se Hashimit ne bisedime me Vuçiçin e Serbise, por s’po ia ve veshin kush!… Ne vend te “pelqimit” te Kuvendit qe e ka zgjedhur, Hashimi mori pelqimin dhe bekimin e peseshes (kuintit), kurse “zedhensi” i tij, Bekim Çollaku(!), tha se “kush pret qe Hashimi nuk do te beje kompromise ne Bruksel do te zhgenjehet”! Ne fakt askush ne Kosove dhe jashte saj nuk pret dhe nuk ka pritur as deri me sot qe Hashimi nuk do te beje kompromise te dhimbshme ne kurriz te Republikes se Kosoves… Do t’i befasonte te gjithe sikur te mos bente kompromise, por kjo s’ka per te ndodhur, sepse shpata e demokleut eshte mbi koken e tij… Ai sonte paralajmeroi (qe te mos befasohemi!…) edhe bisedimet per perkufizimin e kufirit me Serbine… Mbi 300 km vije kufitare ne “meshiren” e Hashimit dhe te “koalicionit” te tij me LDK-ne, me pakicen serbe, me AAk-ne, me pakicat e shpikura… Mbase edhe me partine e Kaçushes! Ku i dihet! Veç per nje pune nuk po me “dhimbsen” se e di qe keta nuk jane lodhur dhe nuk do te lodhen fare ne negociata per keto çeshtje… S’kane pse e lodhin trurin dhe as pse e bajne ate gajle: çdo gje e kane te servirur ne pjate! Keta vetem duhet te shtiren (aktrojne) sikur po bisedojne! Ajo qe kerkohet prej tyre eshte “PO”-ja dhe firma, qe e kane dhene dhe po e japin pa fijen e turpit per t’i shpetuar SHPATES keta te shantazhuarit, ndersa pjesa e vjeter e kolaboracionisteve te Serbise e kane thene “PO” me kohe dhe e kane shitur shpirtin motiii… Pergjegjesise kombetare dhe historike nuk mund t’i shpetoje Tirana zyrtare, e cila ka “abstenuar” ne çeshtjen e Kosoves se saj duke e lene si çeshtje te Prishtines se shatntazhuar dhe Serbise!!!… I çuditshem ky qendrim-abstenim i Tiranes zyrtare!

 

 

Xhevat Bislimi: Republikë laike apo religjioze

Në nenin 8 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (dita e Kushtetutës është Ditë Feste në Kosovën shqiptare!!) është shkruar shprehimisht e pa ekuivoke: “Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare”. Kështu diçka shkruan edhe në kushtetutën e shtetit shqiptar, Republikës së Shqipërisë (një e katërta e Shqipërisë). Shoqëria shqiptare historikisht ka qenë laike. Shqiptari as në mesjetë nuk deklarohejë sipas përkatësisë fetare apo besimit, siç bënin popujt e Evropës në kohën kur Kisha i ndiqte me egërsinë më të madhe shkencëtarët dhe njerëzit përparimtarë, të cilët i torturonte për vdekje, i digjte të gjallë dhe ua ndalonte e zhdukte veprat e tyre. Sepse, në fund të fundit, e gjithë historia e fesë është luftë kundër zhvillimit të mendimit shkencor e progresit të shoqërisë njerëzore. Ndërsa, për shqiptarin ishte e qartë edhe në atë kohë se besimi (feja, religjioni) është çështje tërësisht personale. Liria e ndërgjegjes dhe e besimit është e garantuar. Dikush i beson një feje, dikush një tjetre e dikush një sekti, etj. Dikush nuk beson fare në dogmën fetare. Shumica absolute e shqiptarëve (sot edhe e popujve evropian) nuk e praktikojnë fenë-religjionin.

Rrënjët e popullit-kombit shqiptar janë: gjuha, flamuri, gjaku, toka, trashëgimia materiale e shpirtërore… Rrënja e kombit shqiptar është Kryetrimi dhe Kryeprofeti i lashtësisë, Aleksandri i Madh-Leka, Pirrua, Teuta, Zeusi dhe perënditë autoktone pellazge-ilire, etj. Rrënjët e kombit shqiptar janë te Kuvendi i Lezhës, te Kryetrimi dhe Kryeprofeti i Mesjetës, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, dhe bashkëluftëtarët e tij, te Gjon Buzuku, Frang Bardhi, Pjetër Budi, Pjetër Bogdani, Kanuni i Lekë Dukagjinit, etj. Rrënjët e kombit tonë janë te Besëlidhja Shqiptare e Prizrenit, te Rilindja Kombëtare, te Jeronim De Rada, te Zef Jubani, Naum Veçilharxhi, Marko Boçari, Hoxhë Tahsini, Konstantin Kristoforidhi, Tringa Smajli, vëllezërit Frashëri (Abdyli, Naimi e Samiu), motrat Qiriazi, etj. Rrënjët tona janë te kryengritjet e viteve 1910, 1911 e 1912, te Kuvendi i Vlorës (Shpallja e Pavarësisë), te Kryeheroi dhe Kryeprofeti i Pavarësisë, Ismail Qemali, te Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, atë Stath Melani, Isa Boletini, Nikolla Naço, Bajram Curri, Fan Noli, Hoxhë Kadri Prishtina, Shotë Galica, Atë Shtjefën Gjeçovi, Idriz Seferi, etj. Rrënjët shqiptare janë te Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe te Kryeheroi dhe Kryeprofeti i saj, Enver Hoxha dhe bashkëluftëtarët e Tij. Në kohën tonë rrënjët e shqiptarisë e të kombit janë te Lëvizja Kombëtare për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë, te Lëvizja Popullore e Kosovës dhe te Ushtritë Çlirimtare të krijuara prej saj: UÇK, UÇ Kombëtare dhe UÇPMB. Rrënjët tona shqiptare janë te Kryeheroi dhe Kryeprofeti i ditëve tona, Adem Jashari dhe bashkëluftëtarët e Tij, etj. A mund të maten me këta kryeprofetër e profetër shqiptarë profetët e krishterimit e të islamit?! Në asnjë mënyrë. A mund të matet me SHQIPTARINË ose të kenë peshë më të madhe se SHQIPTARIA krishterimi, islami apo ndonjë fe-religjion tjetër? Në asnjë mënyrë. Nderim, simpati dhe mirëkuptim për çdo gjuhë, kulturë, art, letërsi, fe e komb të huaj, por asnjëra para gjuhës, kulturës, artit, letërsisë e kombit shqiptar. Asnjë vend para Shqipërisë tonë. SHQIPËRIA E PARA!

“Feja e shqiptarit, shqiptaria”, ishte deviza e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. E tillë duhet të jetë edhe sot e përgjithmonë për shqiptarët kudo në botë dhe për Shqipërinë e katër vilajeteve. Si mund të ta shes dikush gjuhën, kulturën, traditën e mënyrën e tij të jetesës si gjuhë, kulturë, traditë e mënyrë jetese të Zotit?!! Duhet të jesh tepër naiv ose krejt i marrë të besosh se një gjuhë, popull, kulturë, etj., qenka e Zotit, ndërsa kjo jona e huaj për Zotin!… Po shqiptarin, gjuhën e kulturën e tij kush i krijoi?! A nuk janë vepra dhe krijesa të Zotit? Kush thotë “jo” mohon veten dhe Zotin! Kush lutet në gjuhë të huaj, kush gëzon e kush lind e varroset në gjuhë të huaj mund të jetë ç’të duash tjetër veç besimtar i Zoti dhe i dashuri i Tij jo, kurrë… Të qenit shqiptar, të folurit, të shkruarit e të jetuarit shqip ishte dhe është vullnet suprem i Zotit (në logjikën fetare). Kjo është me derë mbyllur! Prandaj, kushdo që predikon ndryshe dhe në gjuhë të huaj është kundër vullnetit të Zotit, kundër kombit dhe vendit të tij. Rrjedhimisht të tillët nuk duhet përkrahur nga besimtari shqiptar. Të tillët nuk duhet të kenë “konak” në shtëpitë, lagjet dhe vendbanimet tona shqiptare. Një parti politike, një institucion e një politikan, ashtu si një fe, një faltore e një klerik që nuk ka fytyrë shqiptare e nuk i shërben këtij populli e këtij vendi nuk na duhet sot dhe nuk na duhet as nesër Ata që kërkojnë rrënjët e shqiptarisë dhe të kombit shqiptar te religjionet e huaja, te ideologjitë dhe perënditë e huaja lodhen kot: kurrë nuk do t’i gjejnë. Sepse, ata që kërkonin rrënjët e tyre te islami-turqnia, sot janë “turq”, “myslimanë”, “boshnjakë”, etj. Dhe nuk flasin gjuhën shqipe! Njësoj si ata që kërkonin rrënjët e tyre te ortodoksizmi apo katolicizmi sot janë “grekë”, “maqedonë”, “serbë”, “italianë”, “malazezë” “kroatë”, “bullgarë”, etj., por jo shqiptarë dhe nuk flasin shqip. Prandaj, ata që kërkojnë rrënjët e kombit shqiptar në kopsht e “tokë” të huaj do të mbesin pa rrënjët e tyre dhe do të përfundojnë si miliona shqiptarë të tjetërsuar në lloj-lloj Këto ditë ka qarkulluar në rrjetet sociale një intervistë që Kryeministri, Edi Rama, paska dhënë për një agjenci turke të lajmeve (Anatoli agjenci), ku paska thënë (sipas kësaj që po lexojmë!) se “rrënjët e kombit shqiptar janë në islam e se burojnë nga islami”. Meqë, nuk e njoh turqishten nuk pata mundësi me e vërtetu këtë “konstatim” kaq antishqiptar, antishkencor dhe antihistorik të Edi Ramës. Por edhe nuk kam parë ndonjë reagim të tij që do ta demantonte këtë mendim të tij monstruoz! Edi Rama (nëse është “konstatim” i tij!) dhe të gjithë ata që propagandojnë këtë tezë dhe teza të ngjashme si kjo për kombin shqiptar do të bënin mirë të hulumtonin nga i kanë rrënjët e tyre se veç shqiptare nuk i kanë…

Siç e thamë në krye të këtij shkrimi, dy shtetet e Shqipërisë: Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë, madje edhe Republika e Maqedonisë (pjesa më e madhe shqiptare dhe në tokë të Shqipërisë), sipas kushtetutave të tyre janë shtete laike. Mirëpo, de fakto po shndërrohen në republika religjioze, kryesisht islamike!!! Kjo nuk po ndodh pse kështu po duan shqiptarët, por pse kështu po do Turqia neootomane, Serbia neofashiste dhe fqinjët tjerë shovinistë bashkë me aleatët e tyre! Ndërtimi i xhamive politike dhe antishqiptare në Kosovë ishte ndërmarrje e organizuar nga Beogradi pas Pranverës së vitit 1981. Kjo ndërmarrje antishqiptare, kuptohet, u realizua suksesshëm me bashkëpunëtorët e Serbisë në Kosovën shqiptare! Njësoj edhe në Maqedoninë shqiptare dhe më vonë në shtetin shqiptar të sunduar (dhunuar) nga Sali Berisha dhe banda e tij! Lufta Çlirimtare dukej që do t’i ndërgjegjësonte përfundimisht elitat e shoqërisë shqiptare… Mirëpo, ndodhi ajo që po vazhdon edhe sot!

Qindra organizata (jo)qeveritare vërshuan në Kosovën e sapoçliruar nga thundrra e pushtuesëve serbë! Gati të gjitha me një mision e me një qëllim: vrasjen e ndjenjës kombëtare dhe deshqiptarizimin e Kosovës dhe të viseve tjera shqiptare! Sidomos të Kosovës! Sikur na thonë për çdo ditë: “mund të jeni çka do tjetër vetëm shqiptarë jo”!!! “Kosovarë”, “myslimanë”, “turq”, “maqedonë”, “torbesh-goranë”, “boshnjakë”, “malazezë”, etj., mund të bëhen shqiptarët në Atdheun e shqiponjave dhe jashtë tij, pa asnjë kufizim (madje u imponohet e joshen që të bëhen)! Më agresive dhe më e organizuar është trysnia, agjitacioni, propaganda, shantazhi e dhuna psikologjike në emër të islamit, por për qëllime tërësisht jo fetare e jo religjioze! Prapa kësaj ndërmarrje “myslimanizuese-turqizuese” qëndron kryesisht shteti turk erdoganist (hapur e fshehur) përmes organizatës (jo)qeveritare “TIKA” dhe organizatave e misioneve tjera “humanitare-bëmirëse” e “kulturore”, përmes shërbimeve sekrete, klerit e formave tjera të ndikimit… Turqia pas luftës ka ndërtuar vetëm në Kosovën shqiptare rreth 1 000 xhami të karakterit politik dhe antishqiptar! Ndërtimi i tyre vazhdon edhe sot! Në këtë projekt antishqiptar janë përfshi dhe kanë kontribu edhe disa shtete arabe dhe Serbia e qarqe tjera antishqiptare. Pjesë e pandashme e këtij projekti, përveç klerit e bashkëpunëtorëve të rekrutuar shqipfolës, janë bërë edhe institucionet qendrore dhe vendore! Nuk ka parti, nuk ka komunë, ministri dhe institucion që nuk dërgon “urime” për festa e nuk bën fushtaë fetare!!! Pjesë e kësaj fushate janë bërë edhe mediet e shkruara dhe elektronike! Madje edhe televizione e radio publike! Mund të them se kjo fushatë fetare, e mbështetur nga mediet dhe nga shteti, po merr përmasat e një terrori të mirëfilltë psikologjik e shpirtëror! Feja predikohet kryesisht në gjuhën arabe dhe aty-këtu edhe në gjuhën turke! Në Sanxhakun e Tregut të Ri, dikur krahinë shqiptare, feja predikohet në gjuhën serbo-malazeze, ndërsa shqiptarët janë shndërruar në “myslimanë” e “boshnjakë”, që nuk flasin shqip! Njësoj edhe në Tivarin dikur shqiptar, në Podgoricë e në shumë qytete dikur shqiptare në Mal të Zi predikimet bëhen në gjuhën serbo-malazeze, ndrësa shqiptarët janë bërë “malazezë”!! Njësoj me shqiptarët në Greqi e në Maqedoni! S’ke çka thua për miliona shqiptarë në Turqi, që edhe nëse flasin akoma shqip

   Ndërsa në Kosovë dhe viset tjera shqiptare, në vitin 1951, Beogradi me dekret kishte krijuar “kombësinë turke” për t’i bërë shqiptarët “turq”! Për këtë punë shteti pushtues jugoserb kishte hapur shumë shkolla turke për shqiptarët! Një pjesë të mirë të punës së asimilimit e bënin imamët e rekrutuar për turqizimin e shqiptarëve! Qindra mijëra familje shqiptare, me marrëveshjet jugosllavo-turke, u dëbuan në Turqi si “turq”! Megjithatë, invazioni i kulturës, gjuhës dhe traditës turke vazhdon i papenguar! Krah i fuqishëm dhe i turpshëm i këtij invazioni-imperializmi turk janë bërë shtetet tona dhe institucionet e tyre kukulla! Këtu nuk do të flas për kishën ortodokse shoviniste serbe dhe për politikat neofashiste serbe, sepse nuk janë objekt i këtij shkrimi dhe, sepse kam shkruar shumë herë…

   Besimi-feja apo religjioni nuk përbën problem në vetvete. Problem përbën, dhe është shumë problem, përdorimi i besimit-religjionit për qëllime të pastërta politike dhe shoviniste nga qendra, qarqe e shtete të huaja! Ky problem bëhet më i madh dhe kërcënues për identitetin kombëtar, për imazhin e kombit tonë në botë dhe për zhvillimin e përparimin e kombit, atëherë kur bëhen palë në këtë projekt kaq të dëmshëm edhe shtetet shqiptare (Republika e Kosovës, R. e Sh. E R. e M.)! Shqetësimi vjen e rritet kur shikon se edhe elitat kulturore (nëse kemi elita!) janë “blerë” dhe bëhen altoparlante të kësaj ndërmarrjeje antishqiptare ose heshtin!! Keq jemi edhe me shkollën! Trysni e madhe po ushtrohet edhe ndaj saj! Në shkollën shqiptare po gjejnë vend e po predikojnë edhe ata që fallen, luten e jetojnë si grekë, si turq e arabë, etj.! Ka tendencë që në Kosovë dhe në vise tjera shqiptare të dominojnë shkollat e huaja, që po marrin “primatin” pikërisht nga shtetet tona shqiptare! Planprogramet e shkollave tona po “përshtaten” gjithnjë e më shumë sipas kërkesave dhe shijeve të pushtuesëve shekullorë! Në këtë garë për ndikim kanë hyrë edhe mjaft vende e qeveri perëndimore që kanë interesa të tyre në Atdheun tonë… Prandaj, nuk do ta ketë të lehtë kombi shqiptar përballjen me këto influence të karakterit kryesisht shovinist e imperialist. Këto janë arsye të mjaftueshme që rinia shqiptare, inteligjencia, kleri atdhetar, politikanët dhe gjithë kombi të mbahen fortë pas devizës së Rilindjes Kombëtare: “Mos shikoni kasha e xhami, feja e shqiptarit është SHQIPTARIA” dhe pas kryeprofetëve e profetëve tanë. Shtetet tona, nëse janë tonat dhe synojnë bashkimin e kombit në një shtet, duhet të hartojnë politika e programe për zhvillimin ekonomik dhe zhdukjen e kushteve që mundësojnë rritjen e ndikimit të kulturave, gjuhëve, ideologjive, feve e arteve të huaja…

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Fronti Europian stacionin e radhës e ka pasur qytetin e Kërçovës, ku para një numri …