Xhevat Gjini: Nuk mund të ketë pavarësi të Kosovës pa flamurin e saj kuq e zi

Xhevat Gjini: Nuk mund të ketë pavarësi të Kosovës pa flamurin e saj kuq e zi

Dardania (Kosova), qysh se ekziston, ka qene, si çdo krahinë tjetër, pjesë organike e gjeografisë ilire-arbërore-shqiptare dhe e Shqipërisë. Kosova ishte dhe është në Shqipëri dhe tokë e Shqipërisë, si çdo pëllëmbë e tokës që edhe sot banohet nga shqiptaret. Prandaj, Flamur i popullit shqiptar ne Kosove, sikur edhe i çdo shqiptari ne bote, është Flamuri me i vjetër ne bote, FLAMURI KUQ E ZI.

Kjo krahine e Shqipërisë ishte djep i kryengritjeve për lirinë, pavarësinë dhe tërësinë e Shqipërisë. Në ballë te përpjekjeve dhe kryengritjeve për liri e pavarësi ishte gjithmonë e kurdoherë Flamuri kuq e zi. Edhe Lufta me e madhe, me e organizuar dhe më e suksesshme e LPK – UÇK-se dhe e kombit shqiptar, për çlirimin e Kosovës dhe te viseve te saj, u bë me Flamurin tonë kuq e zi. Tendenca pre t’ia ndryshuar Flamurin (identitetin, qenien shqiptare…) Kosovës dhe popullit te saj shqiptar është e vjetër sa vete pushtimi i saj. Pushtuesit e tokave te Shqipërisë plan te dorës se pare kishin shfarosjen e shqiptareve! Krahina te tera (nga Nishi e në Preveze…) i shfarosen dhe spastruan nga shqiptaret! Krahina te tjera i asimiluan (Sanxhaku, Plave e Guci, Tivar, Podgorice, Manastir, Veles, Prelep…). Nder veprimet e para te pushtuesit ishte ndalimi i përdorimit te Flamurit kuq e zi dhe i gjuhës shqipe. Asnjë flamur dhe asnjë gjuhe tjetër nuk u pengonte dhe nuk u pengon pushtuesve!

Këto metoda e plane fashiste te pushtuesve u “përvetësuan” dhe përdoren edhe nga bashkëpunëtoret e tyre shqiptare !!! Partia e pare, e kohës “pluralizmit”, qe u përpoq hapur e me “plan” t’ia ndryshoje Kosovës shqiptare Flamurin, ishte LDK-ja me “kryetarin e saj historik”, I. Rugovën!!! Ky, Rugova, edhe nga varri mohon Flamurin kuq e zi te Kosovës e te çdo shqiptari ne bote (shkoni e shikoni flamujt qe valojnë te varri i tij!)!

Projekti i pushtuesve dhe i LDK-se për t’ia mohuar Kosovës Flamurin e saj kuq e zi u mor dhe u përvetësua edhe nga “patriotet” e rinj, qe erdhën ne pushtet duke u përulur te varri dhe “flamuri” i Rugovës e duke përvetësuar konceptin e tij “kosovarist” (jugokosovarist!)!!! Klasa e re politike, e lidhur me klasën e vjetër kolaboracioniste ia imponoi Kosovës një flamur (leckë) ala Bosnja (verdhe, kaltër e bardhe!!!)! Tendenca për ta tjetërsuar qenien shqiptare te Kosovës nuk përfundon me Flamurin! Mohimi i Flamurit tone kuq e zi është vetëm fillimi për mohimin e qenies shqiptare te Kosovës… Ky projekt antishqiptar ka fazat e tij: mohimi i gjuhës se njësuar shqipe (për një gjuhe “kosovare”!!!), mohimi i historisë kombëtare shqiptare (“Historia e Kosovës”, ndarja e historisë!!!), mohimi i trashëgimisë materiale e shpirtërore, mohimi i kulturës, artit e letërsisë se përbashkët, tendenca për te ndare gjithçka dhe krijimi i dy entiteteve dhe identiteteve: “kosovare” dhe shqiptare – Kosove e Shqipëri!!!

Prandaj, Kosova e populluar nga shqiptaret (95%) nuk është shqiptare, por “multietnike”, “kosovare”!!! Prandaj ne Kosovën shqiptare serbi mbetet dhe quhet serb, romi, rom, “turku”, “turk”, “myslimani”, “mysliman” egjiptasi, egjiptas…, vetëm shqiptari (95%) quhet “kosovar”!!! Prandaj, edhe ndërtimi i rreth 900 xhamive vetëm pas Luftës dhe tendenca gjithnjë e me e theksuar qe te “njihemi” si vend “mysliman”!!! Turp i madh për ketë klase politike bashibozukesh e turp edhe me i madh për inteligjencien tone me bagazh te renduar jugokomunist e tash edhe neootomanist!!!

Garanci se kjo tendence dhe ky projekt do te deshotojne është populli shqiptar i Kosovës qe edhe ne kohëra te terrorit e gjenocidit nuk hoqi dore kurrë nga Flamuri i tij kuq e zi dhe nga identiteti i tij kombëtar, gjuhësor, shpirtëror e kulturor… Ne kohen kur Serbia fashiste e Milosheviçit dhe lakejt e saj ne Kosove besonin se e kishin mposhtur Flamurin kuq e zi dhe qenien shqiptare ne Kosove LPK-ja organizoi Luftën Çlirimtare, duke themeluar UÇK-ne me Flamurin kuq e zi ne balle… Kjo lufte fitoi përkrahjen e gjithë kombit dhe te shqiptareve kudo ne bote. Mbështetje vendimtare për lirinë e Kosovës dhe te trojeve te pushtuara te Shqipërisë ishte shteti Amë, Republika e Shqipërisë. Lufta jone e drejte fitoi edhe përkrahjen e popujve dhe te qeverive demokratike, posaçërisht te SHBA-ve…

Lufta Çlirimtare e UÇK-se dhe e kombit shqiptar u bë për shkëputjen, pavarësimin e Kosovës nga Serbia e jo nga shteti i saj Amë, siç po angazhohen disa qarqe kolaboracioniste vendore e te huaja !!! Dëshirë, përpjekje dhe lufte shekullore e shqiptareve ishte dhe mbetet, deri sa te jetësohet: BASHKIMI I KOMBIT DHE I SHQIPËRISË NË NJË SHTET. Prandaj, festa e Shkëputjes-Pavarësisë se Kosovës nga Serbia nuk ka kuptim pa Flamurin qe ishte ne balle te Luftës për Pavarësi… Prandaj, duhet te këmbëngulim qe te ecim me tej. Faza e shkëputjes se plote nga Serbia do te përmbyllet kur Kosova t’i (ri)bashkohet Trungut te saj…

Mallkimi i mijëra Dëshmoreve e luftëtareve te lirisë do te bjere mbi ata pak shqiptaremohonjes (jugokosovare) te Flamurit kuq e zi dhe te qenies kombëtare shqiptare. I përjetshëm dhe lavdiplote Flamuri ynë kuq e zi dhe Shqipëria jone! I përjetshëm kujtimi dhe nderimi për te rënët me Flamurin kuq e zi ne zemër, ne balle e ne krah për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nga Serbia dhe bashkimin e saj e të gjitha trojeve shqiptare me shtetin Amë!

Kontrolloni gjithashtu

RrGK publikon Raportin Analitik “Më shumë zgjedhje përmes politikave miqësore për familjen”  

RrGK shpreh shqetësim të madh në lidhje me denimin e ulët të dhënë nga Gjykata Themelore në Prishtinë për rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpreh një shqetësim të madh në lidhje me denimin …