Zafir Berisha: Nga bllokimi i projektit “Kosova e Re” përfituan Serbia dhe mafia energjetike

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka reaguar ndaj protestave në Shqipëri kundër një projekti të madh turistik, duke bërë krahasim me kundërshtimin që, sipas tij, iu bë dikur projektit amerikan “Kosova e Re”. Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka vlerësuar se mosrealizimi i projektit energjetik në Kosovë ka shkaktuar dëme të mëdha për vendin dhe ka përfituar palë të tjera. “Sot besoj se shumica janë bindur se nga mosrealizimi i projektit amerikan ‘Kosova e Re’ kanë përfituar Serbia dhe lobet e mafisë energjetike, me sekserë të sojit Martin Berisha, të cilat për vite me radhë kanë nxjerrë miliarda euro nga tregu energjetik i Kosovës”, ka shkruar ai. Duke iu referuar protestave në Shqipëri, Berisha ka ngritur pyetjen se kush do të përfitojë nga kundërshtimi i projektit turistik, duke e cilësuar atë si një veprim të dëmshëm për interesat kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Do ta shqyrtoja kandidaturën për president nëse propozohem nga opozita

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se do ta merrte …