Ujësjellësi KRU “Prishtina” kërkon nga qytetarët që ta përdorin në mënyrë racionale ujin e pijshëm

Zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti ka konfirmuar lajmin për vdekjen e tre personave në aksidentin te liqeni Badovcit

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka konfirmuar lajmin për vdekjen e tre personave në aksidentin te liqeni Badovcit. Ajo ka thënë se viktimat kanë rënë me veturë në këtë liqen afër mesnate. “Mbrëmë rreth orës 23:00  kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje.  Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave  e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, ka thënë zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria shënon rritje të hyrjeve të shtetasve të huaj, 1.9 milionë vetëm në korrik

Shqipëria vijon të shënojë rritje të flukseve të shtetasve të huaj, me rreth 1.9 milionë …