Zeqir Bekolli: A është e mundur kjo”

 (Pas leximit të letrës me titull: “Kë e vrava unë”?, të Sami Lushtakut

 

Nuk është vetëm Sami Lushtaku, që shtron këtë pyetje, se kënd e paska vrarë. Po ka edhe shumë të tjerë, që janë bërë viktima të qarqeve të caktuara, qofshin ato partiake apo të dirigjuara nga Beogradi, që bëjnë pyetje të tilla. Dosjet e shumta të policisë, të prokurorisë dhe të hetuesisë flasin  për procese dhe tendenca për t’i njollosur njerëzit nga qarqe të caktuara, madje edhe mafioze të instaluara gjithkund dhe për çudi, viktimat asnjëherë nuk marrin përgjigje, kurse rastet e tilla mbyllen me shifrën NN, dhe me to nuk merret askush!

 

Letra publike e Sami Lushtakut e titulluar: “Kë e vrava unë”? dhe përmbajtja e saj, drejtuar atyre që ndajnë drejtësinë në Kosovë, pos që shtron një pyetje për një proces tashmë të njohur si “Grupi Drenica”, nxjerr në shesh edhe një realitet nëpër të cilin po kalon vendi ynë. Nga rreshtat dhe përmbajtja e saj, del qartë se, ne jemi duke jetuar në një shtet të brishtë, me institucione të brishta, ku gënjeshtra, intriga, proceset e montuara (dikur model i totalitarizmit), ngulfasin  të vërtetën , kurse viktima janë ata që mendojnë ndryshe, ata që paraqesin konkurrencë, qoftë në politikë, biznes, apo edhe për një vend të thjeshtë pune.

 

Në periudhën totalitare kemi provuar mbi lëkuren tonë, proceset e montuara , që organizoheshin kundër intelektualëve nëpërmjet shpifjeve, shantazheve, të cilat konstruktoheshin nga sigurimi i shtetit, si të vërteta dhe njerëzit burgoseshin, ndiqeshin edhe pse e kishin kryer një fakultet! Sigurimi i atëhershëm i shtetit, e sidomos sigurimi serb, që kishte për platformë projektet famëkëqija serbe për përndjekjen e shqiptarëve, ndaj intelektualëve hartonte procese të montuara, i shpallte dhunues, të çmendur, madje edhe i likuidonte fizikisht. Pra, pos aparatit të dhunës, sigurimi i shtetit e kishte edhe “Shërbimin për punët e ndyra” të cilin e përdorte kundër të gjithë atyre, ndaj të cilëve konsideronte se mund të rrezikohej, ose i duhej për të arsyetuar dhunën sistematike që ushtronte ndaj shqiptarëve.

 

Kur lexova një letër si kjo, “filmin” e memories e ktheva mbrapa dhe çuditërisht mu kujtuan  proceset politike dhe veprimet e shkuara nëpër të cilat kaloi populli ynë dhe një metodologji e një sistemi tashmë të vdekur, pasojat e së cilit ende po i vuajmë.

Nuk është vetëm Sami Lushtaku, që shtron këtë pyetje, se kënd e paska vrarë. Po ka edhe shumë të tjerë, që janë bërë viktima të qarqeve të caktuara, qofshin ato partiake apo të dirigjuara nga Beogradi, që bëjnë pyetje të tilla. Dosjet e shumta të policisë, të prokurorisë dhe të hetuesisë flasin për procese dhe tendenca për t’i njollosur njerëzit nga qarqe të caktuara, madje edhe mafioze të instaluara gjithkund dhe për çudi, viktimat asnjëherë nuk marrin përgjigje, kurse rastet e tilla mbyllen me shifrën NN, dhe me to nuk merret askush! Pra, ky fenomen për të cilin po shkruaj është mjaft aktual në vendin tonë, por si i tillë nuk është bërë publik, madje edhe nga institucionet kompetente!

 

Letra e Lashtakut e ngre këtë fenomen, për të mos thënë në mënyrë të guximshme e nxjerr në sipërfaqe, bashkë me shumë segmente tjera. Por si e përgjithësuar që është, ka qenë mirë të ishte edhe më konkrete, sepse vetëm në këtë mënyrë do të dilte në shesh e vërteta, dhe bartësit e tyre. Me këtë rast, kjo letër e kërkon një të vërtetë, që sipas letrës nuk ekziston. Por, në anën tjetër mungon përgjigja e kompetenteve të thirrur për ta thënë të vërtetën, për veprimin që kanë marrë për shqiptimin e një dënimi 12 vjeçar, arsyeshmërinë e të cilit publiku nuk e ka të qartë.

 

Dënimi, pa u ditur varri dhe emri i viktimës, paraqesin një presedan në drejtësinë vendore dhe ndërkombëtare dhe të përkujton periudhën e Mesjetës së errët, kur njerëzit dënoheshin dhe përndiqeshin pse kishin parë një ëndërr, që nuk ishte në favor të kishës!

 

Letra, me këtë përmbajtje dhe me titullin: “Kë e vrava unë ?”, lë edhe shumë dilema në opinion, të cilat subjektet përgjegjëse duhet t’i sqarojnë. Nëse vërtetë ka ndodhur që Lushtaku të dënohet për veprën që nuk e ka bërë (pasi ai edhe publikisht po e kërkon viktimën), atëherë mund të konstatohet se ai është viktimë e një procesi politik, që për synim ka eliminimin e tij nga skena politike dhe ndikimi që realisht ai e kishte. Por, zgjedhja e kësaj rruge për ta nxjerr jashtë saj, e lëndon ashpër drejtësinë dhe të vërtetën, mbi bazën e të cilës duhet të merren vendimet.

 

Lushtaku bënë thirrje edhe për përkrahje, jo euforike, por për përkrahje mbi bazën e të vërtetës. Bën thirrje për gazetari hulumtuese e cila do të nxirrte në shesh të vërtetën , bën thirrje për përkrahje edhe nga “60”  mijë pjesëtarë të luftës për ta mbrojtur të vërtetën . Në kërkim të së vërtetës, Lushtaku ka hapur gjoksin dhe publikisht kërkon zbardhjen e së vërtetës. Ai, akuzon dhe kërkon njëkohësisht edhe nga bashkë partiakët e tij, pjesë e strukturave te të cilave është, duke konsideruar se edhe aty ka sherr?! Përmend edhe qarqe diplomatike, në mënyrë të përgjithësuar. E ne tash pyesim, kush janë bashkë partiaket, kush janë qarqet diplomatike apo të grupeve të interesat të përziera në këtë çështje dhe pse u zgjodh kjo metodë për eliminim, e cila hedhë mosbesim dhe dyshim në drejtësi.

 

Tashmë është e qartë se ekziston një platformë, pas perdes, që nga skena të nxirren njerëzit e luftës, por nëse është zgjedhur metoda e proceseve të montuara është e padrejtë për një shtet që synon të jetë demokratik dhe në gjirin e Evropës, po  ashtu demokratike.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …