leoni

Zëvendësministrja Krasniqi viziton prodhuesit vendor, thotë se në Kosovë ka prodhime cilësore

Zëvendësministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Arbëreshë Krasniqi ka vizituar fabrikën e prodhimit të fasadave, ngjyrave dhe ngjitësit “Albafiks” në Duhël të Suharekës, ku e njoftoi pronarin e kësaj kompanie për grantet dhe mbështetjen që e bën MTI-ja për prodhuesit vendorë. Krasniqi njoftoi pronarin e kompanisë, Lulzim Bujarin, për grantet e përputhshme që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, bashkë me Bankën Botërore do t’i ndajnë për certifikimin e produkteve që të eksportohen në tregun e Bashkimit Evropian. “Vizitat që po i realizojmë nëpër biznese kanë për qëllim t’i njoftojmë nga afër sipërmarrësit për grantet dhe lehtësirat që i ofron Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në të bërit biznes. Bujarin e njoftova që MTI dhe Banka Botërore do t’iu dalë në ndihmë prodhuesve me grante për certifikimin e produkteve që të jenë të gatshme për tregjet e Bashkimit Evropian”, tha Krasniqi. Zëvendësministrja vlerësoi se në Kosovë janë duke u prodhuar produkte kualitative, që janë konkurruese në tregjet e huaja, duke shprehur gatishmëri për mbështetje nga ana e Qeverisë së Kosovës gjegjësisht MTI-së. “Puna e kompanisë ‘Albafiks’ dëshmon se Kosovë prodhohen produkte cilësore, që po ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, theksoi Krasniqi. Zëvendësministrja po ashtu tha që vizita në këto biznese shërben edhe për t’i parë nga afër shqetësimet që i kanë, për t’iu dhënë zgjidhje në aspektin institucional. Ndryshe, kompania “Albafiks”, ka të punësuar 12 punëtorë, që ka filluar punën në vitin 2010 dhe prodhon kryesisht për tregun e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Stubëll

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti vizitoi fshatin Stubëll. Aty  nga afër ai …