Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, të martën, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, të martën, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Krytari, Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa e kanë cilësuar moment historik vizitën e zyrtarit më të lartë në  administratën e kryetarit amerikan, Barak Obama. Vizita e tij në Kosovë bëhet në kohën  kur vendi është futur në krizë të thellë politike dhe tensione mes qeverisë dhe opozitës, për shkak të demarkacionit me Malin e Zi. Demarkacioni me siguri se do të jetë pika qendrore e vizitës së Bajdenit në vendin tonë dhe këtë do ta shfrytëzojnë politikisht Isa Musytafa e Hashim Thaçi,  me qëllim për ta bindur opinionin dhe opozitën  të heqë dorë nga 8.200 hektarë tokë, të cilat  po i jepen Malit të Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …