Zvicra e gatshme të përkrahë promovimin e produkteve bujqësore të Kosovës në tregun zviceran

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Mevludin Krasniqi, ka pritur në një takim Presidentin e Dhomës së Tregtisë, Industrisë dhe Shërbimeve Zvicër –Kosovë, Stefan Sarkany, bashkë me një delegacion të kësaj organizate, me të cilët kanë biseduar për mundësinë e bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë, përmes promovimit të produkteve bujqësore të Kosovës në tregun zviceran. Me këtë rast, zëvendësministri Krasniqi, i njoftoi ata me programet e ministrisë për zhvillimin e bujqësisë në vend, të cilat programe sipas tij kanë sjellë rezultate dhe falë investimeve në bujqësi është siguruar edhe rritje e cilësisë së produkteve bujqësore të prodhuara në vend, të cilat tashmë po depërtojnë edhe në tregun rajonal dhe evropian. Gjatë këtij takimi, zëvendësministri i falënderoi drejtuesit e kësaj organizate për gatishmërinë e tyre për fillimin e bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë dhe industrisë ushqimore, pasi që sipas tij përvoja dhe ndihma e Zvicrës është e mirëseardhur, duke ditur faktin që ky shtet është i njohur për prodhimin e disa produkteve blegtorale. Nga ana e tij, Presidenti i Dhomës së Tregtisë, Industrisë dhe Shërbimeve Zvicër –Kosovë, Stefan Sarkany, vlerësoi të arriturat në sektorin e bujqësisë në vend, dhe theksoi gatishmërinë e tyre për të mbështetur depërtimin e produkteve bujqësore dhe industrinë ushqimore “Made in Kosova” në tregun zviceran. Për këtë ata treguan se janë të gatshëm të fillojnë këtë bashkëpunim me prodhuesit dhe përpunuesit e industrisë ushqimore në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Jetën ia falën lirisë, që të jetojë i lirë shqiptari

Sot në Gllogjan e Maznik të komunës së Deçanit, në nder të 25-vjetorit të rënies …