Dr. Zymer Neziri

Zymer U. Neziri DOLI NGA SHTYPI LIBRI AFA ”RUGOVA”-THESAR I TRASHЁGIMISЁ KULTURORE SHQIPTARE

(Visare të trashëgimisë shpirtërore të Pejës me rrethinë, II. AFA ”Rugova”- thesar i trashëgimisë kulturore shqiptare, kryeredaktor dhe përgatitja për shtyp prof. dr. Zymer Ujkan Neziri, botues Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Pejë, 2019, ISBN 978- 9951-8958-2-8, 810 faqe).

Doli nga shtypi libri,  Visare të trashëgimisë shpirtërore të Pejës me rrethinë, II. AFA ”Rugova”- thesar i trashëgimisë kulturore shqiptare. Dalja  e tij u vonua për mungesë mjetesh financiare. Ansambli folklorik autokton ”Rugova”, më 2017, kishte përvjetorin e 70-të themelimit. Pos ve-

primtarisë së pasur artistike, është mbajtur edhe tryeza shkencore. Kumtuesit ishin nga qendrat tona universitare e studimore: Tiranë, Vlorë, Tetovë, Shkup, Prishtinë, Prizren, Ulqin, ekspertë të njohur nga fushat: etnologji, epikologji, lirikë, etnomuzikologji, gjuhësi: prof. dr. Afërdita Onuzi, prof. dr. Adem Zejnullahu, prof. dr. Bashkim Lajҫi, prof. asoc. dr. Bukurie Mustafa, dr. sc. Ismajl Doda, prof. dr. Bardhosh Gaҫe, mr. Fitim Veliu, Fitim Çaushi, prof. dr. Sabahajdin Cena, dr. sc. Rovena Vata, prof. dr. Zeqirja Neziri, prof. dr. Zymer U. Neziri, prof. dr. Hamit Xhaferi, akad. Zeqirja Ballata, mr. Melihate Zeqiri, mr. Rini Useini. Pra, kjo ishte pjesa I e librit, pos përshëndetjeve nga dr. sc. Shpresa Tolaj- Gjonbalaj, Vesel Nikҫi, Mehmet Bardhi, Dashamir Uruҫi.

Në pjesën II të librit është pasqyruar veprimtaria e AFA ’’Rugova’’, nga viti 1947, valltarë, këngëtarë, instrumentistë: Ramë Kapllani, Halil Haredini, Sylë Rexha, Ramë Elezi, Halil Faslia, Metë Rrustemi, Nana Lake…Ishin 82 nga gjenerata e parë, kurse e pesta ka tash 38 e 22 nxënës. Ansambli ka mbi 1 000 paraqitje para publikut, ka mbi 40 medalje e mbi 350 diploma e mirënjohje. Ka dekoratë nga presidenti, z. Bujar Nishani.

Në këtë libër, kënga e përcjell edhe historinë e njohur të Rugovës, nën robërinë jugosllave, dëshmi artistike dhe armë e qëndresës, krahas jetës për dalje nga ripushtimi. Prijnë brezat kundërosmanë e kundërmalazezë, sidomos të Rilindjes Kombëtare. Vijojnë brezat nga 100 vjet robëri: lufta me Malin e Zi e Serbinë, pushtimi e masakrat, 1912 -1915, 1918 -1919 dhe Mehmet Shabi, Ker Sadria e Ali (?) Hyseni; Lëvizja Kaҫake dhe Ker Sadria e Salih Rama; 1941-1947, brezi i Zhukë Haxhisë e i Rizë Zymerit; brezi i NDSH-së dhe Sylë Mehmeti; Isa Demaj e Ali Lajҫi dhe brezi i demonstratave 1968 e 1981; si dhe brezi i UÇK-së me Selman Lajҫin e Besnik Lajҫin me shokë.

Libri është përgatitur për shtyp sipas standardeve të larta. Redaksia e ka kryer punën e vet: akad. Mark Tirta, dr. sc. Shpresa Tolaj-Gjonbalaj, prof. dr. Bashkim Lajҫi, mr. sc. Vjollca Aliu dhe prof. dr. Zymer U. Neziri, kryeredaktor.  Punë  të dalluar ka kryer edhe ekipi gjuhësor-teknik: mr. Sheremet Krasniqi, Avdi Gashi, Faruk Ferataj, dr. sc. Zeni Ballazhi, prof. dr. Adem Demaj. Recensues të librit janë akad. Shaban Sinani e prof. asoc. dr. Albin Sadiku. Veҫohet kontributi i drejtoreshës së Qendrës, dr. sc. Shpresa Tolaj-Gjonbalaj. Për gjurmimin, grumbullimin dhe përzgjedhjen e materialit të veprimtarisë, u përkujdes me përkushtim të madh inxh. Vesel Nikҫi, drejtues i Ansamblit.

AFA ’’Rugova’’ na bën krenar me këtë trashëgimi të rrallë kulturore, të kësaj krahine të Kelmendit në Alpet Shqiptare, për këngët lirike dhe epike, për vallet, për Lojën e tepsisë, Lojën e shpatave dhe këngën malësorҫe, për fletën e lahutën dhe Eposin e Kreshnikëve, Lojërat Tradicionale, po edhe për të folmen, veshjen e ritet, si vijësi e traditës së vjetër ilire.

Kontrolloni gjithashtu

Libri i veprimtarit, Rrustem Statovci, “Rrëfime të kohës dhe gjenealogjia e pjesshme e Statovcëve” një vepër e mahnitshme

Libri i veprimtarit, Rrustem Statovci, “Rrëfime të kohës dhe gjenealogjia e pjesshme e Statovcëve” një vepër e mahnitshme

Libri i veprimtarit të njohur, Rrustem Statovci, “Rrëfime të kohës dhe gjenealogjia e pjesshme e …