leoni

Dastid Pallaska

Zyra e Prokurorisë Speciale, në Hagë, humbi rastin përballë avokatit, Dastid Pallaska, anëtar i ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit

Zyra e Prokurorisë Speciale, në Hagë,  ka humbur betejën përballë avokatit, Dastid Pallaska, i cili është pjesë e ekipit mbrojtës të ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi. Kreu i trupit gjykues në rastin e liderëve të UÇK-së, Çarls Smith  ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për t’ia tërhequr vëmendjen Pallaskës, lidhur me  deklarimet e tijnë televizionin publik të Kosovës. Paneli i gjyqtarëve në pikën 17 të vendimit, ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e prokurorisë kundër avokatit, Dastid  Pallaska, duke konstatuar se deklaratat e avokatit në RTK nuk përbënin përpjekje për të mashtruar publikun me vetëdije apo për të ndikuar në vendimet e Panelit, pasi ai  nuk ka zbuluar ndonjë informacion konfidencial, dhe konstatojnë se Prokuroria Speciale e Hagës ka dështuar të demonstrojë se vërejtja ndaj avokatit është e nevojshme në rrethanat e rastit, thuhet në njoftimin e trupit gjykues të Gjykatës Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …