Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Zyra e “Viktimave” ka rekomanduar që të përfshihen edhe 39 dëshmitarë të mbrojtur kundër krerëve të Luftës së UÇK-së

Në konferencën për informim në Gjykatën Speciale është thënë se Zyra e Pjesëmarrjes së Viktimave ka rekomanduar që të përfshihen edhe 39 viktima të tjera në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Zyra e Pjesëmarrjes së Viktimave rekomandon që 39 nga 45 parashtruesit e kërkesave, të pranohen si viktima pjesëmarrëse në proces, raporton “Betimi për Drejtësi”. “Sipas mendimit të Zyrës së Pjesëmarrjes së Viktimave, krimet që parashtruesit e ankesave pretendojnë se kanë pësuar, përkojnë me vendet dhe kohët e përmendura në aktakuzë”, është thënë në konferencën për media. Në këtë konferencë, u tha se kjo zyrë ka konstatuar se në rastin e grupit ekzistues të viktimave pjesëmarrëse, 39 parashtruesit duhet të konsiderohen të cenueshëm dhe identiteti i tyre të mbahet konfidencial.

Po ashtu, Zyra për Informim dhe Komunikim Publik ka thënë s Prokuroria e kësaj gjykate antishqiptare kanë pritur organizata joqeveritare nga Kosova dhe Serbia për një seminar dyditor në lidhje me programin për komunikim dhe sikur nënvizohet për “ndërgjegjësim” të Gjykatës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …