Milazim Krasniqi: Qeveria Kurti është totalisht e dështuar, ajo nuk di të ballafaqohet me krizat ekonomike, energjetike, arsimore

Milazim Krasniqi: E vetmja mënyrë që veriu i Kosovës të riintegrohet është përmes formimit të Asociacionit të Komunave Serbe

Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka thënë se e vetmja mënyrë që veriu i Kosovës të riintegrohet është përmes formimit të Asociacionit të Komunave Serbe. Ai më tej ka thënë se veriun është i ndarë që nga vitit 1999, duke thënë se deri më sot ai kontrollohet nga strukturat paralele serbe. Prandaj e vetmja mënyrë që veriu të riintegrohet është me formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, si proces i negocuar në Procesin e Brukselit dhe me asistencën e SHBA-së”, u shpreh ai. Krasniqi më tej ka thënë se nëse nuk do të veprohet në këtë mënyrë, do të ndodhë ndonjë konflikt i armatosur, që do ta tregojë Kosovën si vend të rrezikshëm e të dështuar. Nëse nuk pranohet propozimi i Eskobarit dhe Bashkimit Evropian për një moratorium disamujor për targat, rreziku i konfliktit të armatosur është i madh. Pra, kur qeveria ndjek politikën e konfliktit, siç po bën qeveria Kurti, opozita e ka për detyrë ta denoncojë politikën e konfliktit”, shkroi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …