leoni

Kuvendi i Kosovës

Zyra Ligjore e presidentit kërkon nga Qeveria e Kosovës, që vendimet t’i marrë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet

Zyra Ligjore e presidentit të Kosovës, duke u mbështetur në qëndrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, të premten e kaluar ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese interpretimin e neneve 92 dhe 94 të Kushtetutës së Kosovës, pas vendimit të Qeverisë për tërheqjen nga procesi i privatizimit dhe bartjen e një numri pronash që menaxhoheshin nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, në pronësi të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Kllokotit, Ranillugut dhe komunave të tjera. Në kërkesën e Zyrës Ligjore të Presidentit, të cilët e ka siguruar KosovaPress, i kërkohet Gjykatës Kushtetuese që të interpretojë dy nene të Kushtetutës së Kosovës. Në pjesën ku saktësohet kërkesa e Zyrës Ligjore të Presidencës, thuhet se në pajtim me Kushtetutën, llojet e pronës duhet të jenë të rregulluara me ligj, ku do të hynte edhe rregullimi i pronës së paluajtshme. Republika e Kosovës, nuk e ka Ligjin për Pronën Publike, që do të rregullonte, në mënyrë të detajuar edhe çështjen e bartjes së pronës së paluajtshme të Republikës së Kosovës në shfrytëzim të komunave”, thuhet në njërën nga pikat. Sipas interpretimit të Presidencës, Qeveria e Republikës së Kosovës duhet që vendimet t’i merr në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: LDK-ja ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer me të gjitha partitë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka komentuar letrën e fundit të Kryeministrit …