RTK-ja

Shkelje të rënda, abuzime, shpenzime pa kriter dhe rritje të mëditjeve të parasë publike në RTK

Në raportin nëntëmujor të Radiotelevizionit të Kosovës, të paraqitur në Komisionin për Buxhet dhe Financa, janë vërejtur shumë abuzime të rënda si, rritja pa ndonjë arsyetim të numrit të punëtorëve, tejkalimi prej 25 për qind i buxhetit për mallra dhe shërbime, mosrealizimi i investimeve kapitale dhe rritja e mëditjeve e lëshime të tjera. Gjatë kësaj mbledhjeje, me gjithë vërejtjet dhe kritikat e shumta që iu bënë këtij raportit nga anëtarët e Komisionit, nga pozita ashtu edhe nga opozita, me 5 vota për dhe 4 kundër u aprovua kërkesa e Ministrisë së Financave për transferim të 1.7 milionë eurove nga buxheti i Kosovës  për RTK-në për periudhën 1 tetor-30 nëntor. Dyshime të shumta u ngritën te tejkalimi i buxhetit për shërbime, duke thënë se “RTK-ja po blen programe nga punëtorët e vet”. Raporti vë në pah se është rritur numri i të punësuarve me kontratë të rregullt nga 741 në 766 veta.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …