Shtatë raste të reja me virusion korona, një rast i vdekjes dhe 199 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve

2 mijë e 957 raste të reja, një viktimë dhe 458 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin për gjendjen e pandemisë në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit. Nga ky raport mësohet se gjatë këtij harku kohor, janë evidentuar 2 mijë e 957 raste të reja të infektuara, një viktimë dhe ndërkohë që 458 të infektuar janë shëruar. Në total numri i rasteve aktive është 17 mijë e743. Në 24 orët e fundit janë dhënë 6 mijë e 806 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 745 mijë e 9 doza të vaksinës, prej të cilëve 801 mijë e 281 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 44 mijë 143 doza përforcuese dhe 10 mijë e 781 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

 

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha: AAK mbetet e hapur për koalicion me të gjitha partitë politike në vend për formimin e qeverisë së re

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka thënë se nuk ka votë për Qeverinë Kurti 3

Në prag në nisjes së seancës së Kuvendit për krijimin e qeverisë, deputeti nga radhët …