Monthly Archives: January 2016

Ngritet aktakuzë ndaj Enver Hasanit

Prokuroria Speciale e Kosovës në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit, Enver Hasani për veprat penale ‘Falsifikim i dokumentit zyrtar’ dhe ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’. Në aktakuzë bëhet e ditur se Enver Hasani, në cilësinë e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, me dashje, duke shfrytëzuar …

Më shumë...

Evidentohen 100 ambiente të krimit seksual kundër femrave shqiptare nga serbët gjatë luftës

Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë, ka evidentuar rreth 100 ambiente të krimit të dhunës seksuale që janë kryer nga forcat kriminale serbe gjatë periudhës së luftës, në vendin tonë. Në këtë institut thonë se projekti për identifikim e lokacioneve ku forcat serbe kanë kryer krime me …

Më shumë...

Digjet edhe një veturë zyrtare

Një tjetër veturë zyrtare, pronë e Ministrisë së Mjedisit, është dëmtuar nga persona ende të panjohur. Rasti i thyerjes së xhamit të kësaj veture zyrtare në Prishtinë, është raportuar në Polici nga personi që e përdorte veturën, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. Rastet e dëmtimeve të …

Më shumë...

Meha paraqet sulmin në Polici

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kryetari i Komisionit Qeveritar për Demarkacionin e kufirit, Murat Meha, ka paraqitur rastin e sulmit me vezë nga persona të panjohur. “Ankuesi mashkull kryetar i Komisionit të demarkacionit për Kosovë ka raportuar se me datën 11.01.2016 nga persona të panjohur është sulmuar …

Më shumë...

Adil Fetahu: Pse në Kosovën e pasluftës nuk u organizuan aksione vullnetare?

Luftërat përveç viktimave në njerëz, bëjnë shkatërrime të infrastrukturës, ekonomisë dhe objekteve publike e private. Shkatërrimet që shkakton lufta, sjell varfërimin e përgjithshëm të popullsisë së vendit që ka qenë arenë lufte. Gjenerata e re ka parë shkatërrimet e luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, por ka parë (përmes mediave) …

Më shumë...

Isuf Sherifi: Ta parandalojmë rrëshqitjen e Zvicrës drejt kaosit modern me përmbajtje mesjetare

Miqve të mi: – banorë të Zvicrës, – banorë të Kantonit St. Gallen, – banorë të Zonës Elektorale të St. Gallenit: (Andwil, Eggersriet, Gaiserwald, Gossau, Häggenschwil, Muolen, St. Gallen, Wittenbach), – miq të m`i në përgjithësi, kudo ku jetoni,   Të dashura mikesha, Të dashur miq,   Siç jeni të …

Më shumë...

Xhevat Bislimi: Isa Mustafa vazhdon të vjellë përçarje dhe helm

Kryeministri ilegjitim dhe antikushtetues, Isa Mustafa (ilegjitim dhe i dhunshem ishte edhe ne kohen e Rrahman Morines-Serbise), po vazhdon te kontribuoje ne thellimin e paragjykimeve per vrasjen e Enver Malokut dhe te disa politikanëve të tjere te LDK-se per qellime politike-partiake, sipas tyre, vetem pse mendonin ndryshe!! Ai shprehu gjithe …

Më shumë...

Rexhep Selimi: Dorëheqja nuk është vetëm më akt moral, por është detyrim ligjor

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka bërë të ditur për mediet se protestat për rrëzimin e Qeverisë  do të vazhdojnë, por nuk ka treguar datën e saktë. Selimi ka thënë se nuk pret që do të mbahet ndonjë seancë, në të cilën Hashim Thaçi do të votohej për postin e …

Më shumë...

Qeveria miratoi Projektligjin për regjistrimin e shtetasve që banojnë jashtë Shqipërisë

Mediet në Shqipëri bëjnë të ditur se Qeveria në Tiranë  miratoi Projektligjin për regjistrimin e shtetasve shqiptarë që banojnë jashtë Shqipërisë, duke i hapur kështu rrugë një procesi themelor si një hap i parë për të garantuar më pas edhe të drejtën e votës për emigrantët, në vendet ku ata …

Më shumë...

Qeveria e Kosovës do t’i kryejë obligimet financiare ndaj veteranëve luftëtarë të UÇK-së

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, zotohet se Qeveria e Kosovës do t’i kryejë obligimet financiare ndaj veteranëve luftëtarë të UÇK-së. Ai ka bërë të ditur së shpejti do të takohet me përfaqësuesit e OVLUÇK-së, të cilët ka disa muaj që kanë kërkuar një takim por Qeveria nuk …

Më shumë...

Ipeshkvia e Kosovës mbanë meshë për Mark Sopin dhe Ibrahim Rugovën

Ipeshkvia e Kosovës, në bashkëpunim me familjen Sopi dhe Rugova, sot organizon meshë në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë në 10-vjetorin e vdekjes së Mark Sopit dhe Ibrahim Rugovës. Mesha do të mbahet në ora 18:00 në Katedrale, ndërsa pas saj do të hapet një ekspozitë me fotografi nga jeta …

Më shumë...

Ndihmat humanitare në Madaja, ushqime për 40.000 banorë të rrethuar nga forcat assadiste

Qindra qytetarët të uritur në qytetin e rrethuar të Sirisë, Madaja, duhet të evakuohen urgjentisht për trajtim mjekësor, ka thënë shefi për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara, Stephen O’Brien. Pasi ka informuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së për krizën në këtë qytet, ai ka paralajmëruar se ata njerëz mund …

Më shumë...

Mustafa: Nuk do të ketë rrëzim të Qeverisë me dhunë

Kryeministri, Isa Mustafa ka fajësuar sërish partitë opozitare për dhunën në protestën e 9 janarit. Sipas tij, qytetarët janë të mllefosur nga të pavërtetat që po i plason opozita. “Protesta është paralajmëruar se do të jetë e qetë por si duket çdo gjë është llogaritur nga ata sepse pas përfundimit …

Më shumë...

Paramilitarët e ‘Civilna zaštita’ punësohen në institucione, shqiptarët në veri të diskriminuar

Shqiptarët që jetojnë në komunat e veriut, ndjehen të nën-përfaqësuar dhe pa asnjë mundësi punësimi në administratat komunale. Asamblistët shqiptarë në komunat veriore shprehen të indinjuar nga nënshkrimi i kontratave me pjesëtarët e të ashtuquajturës ‘Mbrojtja Civile’, e cila parasheh integrimin e tyre në institucionet e Kosovës. Sipas tyre, shqiptarët …

Më shumë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në rrjet

Erërat e forta që kanë fryrë në orët e mesnatës, kanë shkaktuar një numër të madh të dëmeve në rrjetin e rrymës elektrike. Pasojat më të mëdha janë vërejtur në Prishtinë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj dhe Mitrovicë. Sipas njoftimit të KEDS-it, mbi 600 punëtorë janë dalë në terren për t’i sanuar …

Më shumë...

Opozita ende nuk ka caktuar datën e protestës së radhës

Tri partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, shprehen të vendosura për t’i vazhduar protestat deri në rrëzimin e Qeverisë Mustafa dhe shfuqizimin e marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi. Pavarësisht kësaj, fronti opozitar ende nuk ka caktuar datën e protestës së radhës. Zyrtarë të Vetëvendosjes thonë se protesta e …

Më shumë...