Monthly Archives: March 2016

Në Shtime u shënua Dita Ndërkombëtare e Gruas – 8 Marsi

Në Shtime u shënua Dita Ndërkombëtare e Gruas – 8 Marsi. Kjo është dita kur shënohet lufta e grave për barazi ekonomike, politike dhe sociale me burrat. Organizuar nga Zyra e Kryetarit, kjo ditë u shënua edhe në Komunën e Shtimes me një ceremoni festive, me ç`rast, kryetari Naim Ismajli …

Më shumë...

Shemsedin Sojeva – drejtor i ri i zhvillimit ekonomik dhe turizmit në Ferizaj

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, emëroi sot Shemsedin Sojevën drejtor të Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në komunën e Ferizajt. Z. Sojeva u përzgjodh në mesin e tre kandidatëve të propozuar nga partneri i koalicionit qeverisës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Shemsedin Sojeva është i lindur më …

Më shumë...

Kryetari i Kastriotit takoi gratë punonjëse dhe deputete të komunës

Kryetari i komunës së Kastriotit z.Xhafer Gashi, me rastin e Ditës së Gruas, të gjitha grave punonjëse të komunës së Kastriotit, ju dhuroi nga një lule. Me këtë rast kryetari Gashi i uroj për festën, duke ju dëshiruar gjithë të mirat për to dhe familjet e tyre, njëkohësisht të gjitha …

Më shumë...

Kryetari i Kastriotit shtron darkë për të gjithë mësimdhënësit e komunës së Kastriotit

Për nder të Ditës së Mësuesit, dhe në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë, për të gjithë mësimdhënësit e komunës së Kastriotit u organizua darkë nga kryetari i komunës Xhafer Gashi. Në fjalën e tij kryetari Gashi i falënderoj për kontributin e dhënë të gjithë mësimdhënësit dhe kërkoj nga ta …

Më shumë...

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama kërkon që sa më parë të themelohet Forca e Armatosur e Kosovës

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama gjatë raportimit të tij para Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrje të FSK-së, ka thënë se kjo forcë po e pret vendimin politik për të nisur implementimin e planit dhjetëvjeçar, në mënyrë  që Kosova të ketë ushtri të mirëfilltë. Duke folur në detaje për angazhimin, misionet dhe …

Më shumë...

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje e kanë gjuajtur sërish me vezë, zëdhënësin e Qeverisë, Arban Abrashi

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje e kanë gjuajtur sërish me vezë, zëdhënësin e Qeverisë, Arban Abrashi

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje e kanë gjuajtur sërish me vezë ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe zëdhënësin e Qeverisë, Arban Abrashi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 para objektit të Qeverisë së Kosovës. Për Vetëvendosjen, Abrashi, sikurse edhe kabineti qeveritar, është përgjegjës për situatën nëpër të cilën po kalon …

Më shumë...

Shoqata, “Down Syndrome Kosova”, filloi fushatën për shënimin e Ditës Botërore të Personave me Down

Shoqata, “Down Syndrome Kosova”, filloi fushatën për shënimin e Ditës Botërore të Personave me Down

Me moton “ Më përkrah sot që nesër të jem i pavarur”, Shoqata Down  Syndrome Kosova (DSK), ka nisur fushatën vendore për shënimin e Ditës Botërore të Personave të Prekur me Sindromën Down . Për më tepër, “Më përkrah sot që nesër te jem i pavarur”, ka për qëllim t`i …

Më shumë...

Shoqata Ekologjike “Eko Viciana”: “Ora e Tokës-Earth Hour” për herë të shtatë shënohet edhe në Kosovë

Shoqata Ekologjike “Eko Viciana”: “Ora e Tokës-Earth Hour” për herë të shtatë shënohet edhe në Kosovë

Më 19 Mars 2016, me rastin e shënimit të “Orës së Tokës – Earth Hour” do të zhvillohen aktivitete të ndryshme me qëllim të sensibilizimit të opinionit për rëndësinë që ka kursimi i energjisë në mbrojtjen e mjedisit. Qëllimi i kësaj iniciative është organizimi për herë të shtatë në Kosovë …

Më shumë...

Jakup Krasniqi: Bashkim qytetar për Shtetin e së Drejtës

Jakup Krasniqi

Ish-kryekuvendari dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, një shkrim të tij për mediet, thotë se Kosovës i duhet një qeverisje nga fronti opozitar. Vetëm udhëheqja e tri partive opozitare, është rruga më e mirë dhe e vetme e ndryshimit dhe e veprimit. Ai shkruan për …

Më shumë...

UBT themelon programin “UBT për komunitetin”, me çmimin “Dr.Marianne Graff”

UBT themelon programin “UBT për komunitetin”, me çmimin “Dr.Marianne Graff”

Në kuadër të bashkëpunimit  të UBT-së dhe humanistes austriake, dr. Marianne Graff, rektori i UBT-së , prof. dr.Edmond Hajrizi, pos çmimit që ia ka dhuruar asaj, “Excellence Leadership Award”, sot, ka themeluar edhe një çmim në kuadër të UBT-së, por i cili do të mbajë emrin e humanistes. “Sot hapet …

Më shumë...

Në fund të mandatit, kryetarja Jahjaga ka finalizuar idenë për demarkacionin me Malin e Zi

Demarkacioni Kosovë-Mali i Zi

Në fund të mandatit, kryetarja në largim Atifete Jahjaga ka finalizuar idenë për krijimin e një komisioni “ad-hoc” lidhur me rishikimin e përcaktimit të kufirit Kosovë-Mali i Zi. Burime të Top Channel brenda Presidencës kanë bërë të ditur se, deri të hënën e ardhshme Jahjaga do të firmosë emërimin e …

Më shumë...

Haradinaj: Kjo Qeveri nuk ka legjitimitet për një demarkacion kredibil me Malin e Zi

Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas lajmit se kryetarja në detyrë, Atifete Jahjaga, do të formojë Komisionin për demarkacionin me Malin e Zi. Ai ka thënë, nëse ky komision do të funksionojë nën mbikëqyrjen e Qeverisë aktuale, më mirë është të mos krijohet fare. Ekspertët  e këtij komisioni …

Më shumë...

Këshilli Drejtues i PDK-së sot cakton datën e mbajtjes së mbledhjes ku do të zgjidhet kryetari i ri i PDK-së

PDK bën gati emrat për ndryshimet brenda Qeverisë

Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, sot Këshilli Drejtues i kësaj partie do të caktojë datën e mbajtjes së konventës së përgjithshme, në të cilën do të zgjidhet kryetari i ri i PDK-së. Sipas një njoftimi sot nga orën 17:00 do të …

Më shumë...

BE-ja i ka ofruar Turqisë heqjen e vizave në qershor të këtij viti

BE-ja i ka ofruar Turqisë heqjen e vizave në qershor të këtij viti

Në një samit të jashtëzakonshëm, të mbajtur ditë më parë në Bruksel, u mor vendim për një plan të propozuar nga Turqia, i cili cilësohet si kthesë e jashtëzakonshme  në menaxhimin e krizës së refugjatëve. Këtë e ka thënë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, duke përshëndetur bashkëpunimin e Turqisë. BE-ja …

Më shumë...

Bordi i Drejtorëve të KUR ”Prishtina” sh.a. shkarkon Kryeshefin Ekzekutiv z. Gjelosh Vataj dhe Zyrtarin Kryesor Financiar z. Selatin Retkoceri

Gjelosh Vataj

Bordi i Drejtorëve të KUR “Prishtina” sh.a. njofton opinionin  publik dhe të gjitha palët e interesit, se në bazë të kreut IV, Neni 21, pika 21.1 të Ligjit mbi Ndërmarrjet Publike, në mbledhjen e saj të jashtëzakonshme të mbajtur më datë 08.03.2016, ka marrë vendim për shkarkimin e Kryeshefit Ekzekutiv …

Më shumë...

Gjatë shënimit të Ditës së Gruas, policia ka arrestuar katër aktivistë të Vetëvendosjes

Gjatë shënimit të Ditës së Gruas, policia ka arrestuar katër aktivistë të Vetëvendosjes

Në një reagim të Vetëvendosjes thuhet se Policia e Kosovës po e vazhdon gjuetinë ndaj aktivistëve të kësaj partie. Edhe sot në Ditën e Gruas, ajo arrestoi aktivistët: Zgjim Hyseni, Egzon Azemi, Arbër Morina dhe Lekë Isufi, në kohën kur  po merreshin me aktivitetet e planifikuara për datën 8 Mars, …

Më shumë...